Aktualitet 7 Prill 2022, 20:48

Kritikat ndaj ONM/ Delegacioni i BE: Po bëhet fushatë për të minuar reformën në drejtësi

Shkruar nga Pamfleti
Kritikat ndaj ONM/ Delegacioni i BE: Po bëhet fushatë për të

Bashkimi Europian ka reaguar mbi kritikat e ditëve të fundit që janë bërë ndaj Operacionit Ndërkombëtarë të Monitorimit. Kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj nxori fakte në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, duke pretenduar se procesi i saj ishte i trukuar.

Imerja u shpreh se ONM bazohet te deklaratat e një personi me probleme mendore, ndërkohë që tregoi se ishte sulmuar edhe për faktin se ishte nga veriu.

Ishin të shumta kritikat ndaj ONM dhe zyra e Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar duke sulmuar mediat. “Shpërndarja rishtazi e akuzave të pabaza dhe dezinformimit drejtuar kundër organeve të vetingut dhe ONM-së është e papranueshme. Kjo fushatë e orkestruar synon të krijojë mosbesim dhe të minojë reformën në drejtësi. BE-ja mbështet fuqishëm vëzhguesit ndërkombëtarë të ONM-së dhe procesin e vetingut”, thuhet në deklaratë.

Aktualitet BE Kritika ONM