Showbiz28 Nëntor 2022, 16:47

Kritikat në rrjet për flamurin 'autokton', Dua Lipa: S'është bërë për nacionalizëm, kemi të drejtë të jemi krenarë

Shkruar nga Pamfleti
Kritikat në rrjet për flamurin 'autokton', Dua Lipa:

Këngëtarja shqiptare me fame botërore, Dua Lipa në një konferencë me gazetarët u pyet për postimin autokton që bëri në Instagram nga ku u përball me shumë kritika.

Lipa tha se nuk kishte qëllim fyerjen, duke thënë se ka shumë persona që duan t’i bëjnë të ndihen si dikush që nuk janë.

“Postimi nuk ëshë bërë për asnjë nacionalizëm thjesht ka qenë me rëndësi që ne si shqiptarë kemi të drejtë të jemi krenarë që jemi shqiptarë. Ka shumë njerëz që duan të na bëjnë të ndihemi si dikush që nuk jemi. Nuk kam pasur asnjë qëllim për të fyer dikë, për të pasur debat se nuk ishte shumë reagim i mirë ndaj meje por vendosa të qëndroj me mendimin që kisha”, tha Lipa gjatë konferencës të mbajtur në Tiranë.

 

Showbiz Dua Lipa harte Kritika shqiptarë