Sport28 Gusht 2018, 21:50

Kritikat për Interin vijnë dhe nga lojtarët brenda grupit, mbrojtësi shkund ekipin

Shkruar nga Pamfleti
Kritikat për Interin vijnë dhe nga lojtarët brenda grupit,

Serie A/ Interi zhgënjen sërish, vetëm barazim me Torinon ( video dhe rezultatet e ndeshjeve)

Mbrojtësi i Inter-it Stefan de Vrij pranon se lojtarët e Inter duhet të bëjnë më shumë se ç’kanë bërë në dy ndeshjet e fundit.

“E dimë që kemi një skuadër të fortë që mund të bëjë gjëra të mëdha,” shprehet De Vrij për Sky.

“Por gjithashtu e dimë se duhet të bëjmë më shumë sepse paraqitjet e dy ndeshjeve të fundit nuk mjaftojnë.

“Një mbrojtje me tre apo me katër? Për mua është njëlloj, vitin e kaluar gjithmonë kam luajtur në mbrojtje me tre kështu që jam mësuar.

“Në vitet e mëparshme kam luajtur në një mbrojtje me katër, kështu që mund t’i bëj të dyja.”

Sport Inter Kritika