Politike 6 Tetor 2022, 11:20

Kritikoi ministren Kushi për mbylljen e “Mehmet Akif”, Nikolla i ndërpret fjalën deputetes: Kjo nuk është në procedurë!

Shkruar nga Pamfleti
Kritikoi ministren Kushi për mbylljen e “Mehmet Akif”, Nikolla

Deputetja e Partisë Demokatike, Klodiana Bakiu në nisje të seancës së sotme plenare, ka kritikuar qëndrimin e ministres së Arsimit Evis Kushi për mbylljen e kolegjit turk Mehmet Akif nga qeveria.

Teksa po fliste për mbylljen e kolegjit turk Mehmet Akif nga qeveria, fjala e saj u ndërpre nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

“Unë mendoj që parlamenti duhet të jetë modeli më i mirë i shoqërisë, pasqyra e lartë e mendimit, e sjelljes dhe modeli i veprimit politik në dobi të shoqërisë. Në këtë legjislaturë është e para herë që pas 30 vitesh kemi një përqindje kaq të madhe të grave dhe mendoj që ne duhet të japim një model politike, ku etika dhe politika të jenë bashkudhëtare. E quaj jo etike sjelljen e ministres Kushi dhe mbi të gjitha sjelljen e ministres së Arsimit për mënyrën se si ka replikuar në seancën e fundit. Në përgjigje të zonjës Kushi dhe më shumë në vëmendje të interesit publik dhe në përmbushje të detyrimit tim si përfaqësuese e zgjedhur e popullit, si anëtare e komisionit, në respekt të ligjit dhe të vërtetës i kujtoj zonjës ministre se mbështetur në korrespodencën e zhvilluar nga vetë institucioni i saj Kolegji ‘Mehmet Akif’ është larguar në fillim të vitit dhe se nuk ka njoftuar ministrinë e Arsimit për ndryshimin. Me shkresën 4030/2 të datës 29.7.2022 është të njoftuar për vendndodhjen e tij”, tha ajo, por nuk arriti që ta mbaronte fjalën e saj, pasi u ndërpre nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

“Kjo nuk është procedurë, jam e detyruar të tërheq fjalën”, tha Nikolla.

Politike Kuvend Merita Bakiu Nikolla