Politike24 Mars 2022, 16:21

Kriza e çmimeve, Dashamir Shehi kritika qeverisë: Mos u fshihni pas luftës, masat të ishin marrë më herët

Shkruar nga Pamfleti
Kriza e çmimeve, Dashamir Shehi kritika qeverisë: Mos u fshihni pas

Deputeti Dashamir Shehi ka paralajmëruar një krizë të fortë ekonomike në vendin tonë. Duke folur në sallën e Parlamentit, ai tha se prodhimi pritet të bjerë me 30 për qind.

Sipas tij, qeveria duhej të kishte marrë masa me kohë dhe nuk mund të fshihet tani pas luftës në Ukrainë. “Është një krizë që kërkon 2 3 vjet dhe aq më tepër se kriza erdhi se thjesht disa tanke hynë në Ukrainë. Jo more, ka muaj në tregjet ndërkombëtare, qeveria duhet ta kishte parashikuar por jo këtu me një copë bukë e quajmë emergjente. Një qeveri e përgjegjshme mendon para jo këto 3 muaj, të paktën në bujqësi të gjithë e dinin se çmimet e inputeve ishin trefish”, tha ai.

Sipas Shehit, masat duhet të merren që në doganë për të shmangur rritjen e çmimeve. “Nuk duhej vënë TVSH me 10% e le pastaj dëmshpërblimet, jo vetëm që do jetë mangut me 30% këtë vit por tokat do jenë pa punuar dhe do kemi vitin më të keq me furnizimet bujqësore. Që tani po ju them, jo thjesht monitorim, duhet prerë zinxhiri i rritjes që në doganë. Berisha tha disa të vërteta ore mbi energjinë, me shpresën se çmimet ndërkombëtare do uleshin ndodhi krejt e kundërta, sot e blejmë shumë shtrenjtë”, tha kreu i LZHK.

Politike çmimet parlament qeveria shehi