alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Kriza e emigrantëve, BE-ja me sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

30/11/2021, 16:32
ne Europa
A A

Bashkimi Evropian pritet të miratojë pakon e pestë të sanksioneve kundër Bjellorusisë, ku do të sanksionohen 17 persona dhe 12 entitete.


-Lexo edhe:

Si po ndryshon lufta në Ukrainë demografinë e Evropës

Shpërthim i fuqishëm pranë një stacioni treni në Mynih/ 3 të plagosur, 1 në gjëndje të rëndë

Personat që pritet të sanksionohen janë të përfshirë, në atë që blloku evropian thotë se është orkestrim i Minskut për krizën që ka lënë mijëra migrantë në kushte të rënda në kufirin ndërmjet Bjellorusisë dhe BE-së.

Dokumenti që parashikon sanksionet pritet të miratohet nga BE-ja më 1 dhjetor. Në listën e sanksioneve është përfshirë kompania kombëtare ajrore, Belavia, por edhe kompani të turizmit që akuzohen se kanë ndihmuar në transportimin e migrantëve, kryesisht nga Lindja e Mesme, e të cilët më pas janë nisur drejt kufijve të BE-së.

Në listën e sanksioneve janë edhe disa gjyqtarë dhe figura të tjera të sektorit gjyqësor në Bjellorusi, siç janë edhe prokurorët që kanë thënë se kanë ndihmuar regjimin e Alyaksandr Lukashenkës që të shtypë disidentët pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale të gushtit të vitit 2020. Opozita thotë se këto zgjedhje janë manipuluar, por Lukashenka pretendon se i ka fituar.

“Duke pasur parasysh peshën e situatës në Bjellorusi, 17 persona dhe 12 entitete duhet të përfshihen në listën e personave dhe entiteteve që janë subjekt i masave kufizuese”, thuhet në dokument, për të cilin anëtarët e bllokut janë pajtuar paraprakisht më herët gjatë këtij muaji.

BE-ja e akuzon Lukashekën për “luftë hibride” duke lejuar migrantët që të arrijnë me avionë në Bjellorusi dhe më pas duke i dërguara ata drejt kufijve të bllokut si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve që BE-ja më herët ka vendosur ndaj Bjellorusisë për shkak të shtypjes së protestave të opozitës.

Polonia, Letonia dhe Lituania kanë ngritur gardhe dhe kanë dërguar mijëra roje kufitare, ushtarë e policë për të ruajtur kufirin, ku mijëra migrantë po qëndrojnë në temperatura të ulëta, teksa përplasjet mes Bjellorusisë dhe BE-së po vazhdojnë. Të paktën 11 migrantë kanë vdekur në muajt e fundit, kanë thënë grupet e ndihmës.

Në rastin e kompanisë Belavia, BE-ja tha se Lukashenka ka premtuar mbështetjen e tij, pasi blloku ia hoqi të drejtat e udhëtimit të gjitha kompanive ajrore bjelloruse. Kjo kompani, ndërkaq, kishte udhëzuar punëtorët e saj që të mos protestonin kundër rezultatit të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, protesta që u shtypën nga regjimi i Lukashenkës.

“Migrantët që duan të kalojnë në kufijtë e bllokut kanë fluturuar drejt Minskut, përmes fluturimeve që operohen nga Belavia, nga një numër i shteteve në Lindjen e Mesme… Në mënyrë që të lehtësojë këtë, Belavia ka hapur rrugë të reja ajrore dhe ka rritur numrin e fluturimeve në rrugët ekzistuese”, thuhet në dokumentin e BE-së.

“Prandaj, Belavia ka kontribuar në aktivitetet që regjimi i Lukashenkës ka lehtësuar për kalimet e paligjshme të kufijve të jashtëm të bllokut”, thuhet në dokument.

Së fundmi, autoritetet bjelloruse kanë larguar kampet e improvizuara të migrantëve në kufi, dhe kanë transferuar rreth 2,000 persona në një depo, që është shndërruar në një qendër strehimi. Po ashtu autoritetet kanë lejuar që migrantët të kthehen në vendet e tyre të origjinës përmes transportit ajror.

Disa prej migrantëve, që ende janë në Bjellorusi, thonë se kanë shpenzuar mijëra dollarë që të ikin nga vendet e tyre për një jetë më të mirë në BE, por më pas janë keqtrajtuar nga autoritetet polake dhe bjelloruse.

Lukashenka e akuzon BE-në se ka dështuar që të respektojë ligjet ndërkombëtare për azil, pasi po ua refuzon hyrjen migrantëve.

Kriza me migrantë ka rritur tensionet midis Rusisë dhe BE-së. Presidenti rus, Vladimir Putin, që ka mbështetur Lukashenkën në shtypjen e protestave opozitare, po ashtu po mbështet Bjellorusinë sa i përket krizës me migrantë./REL

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Si po ndryshon lufta në Ukrainë demografinë e Evropës
Europa

Si po ndryshon lufta në Ukrainë demografinë e Evropës

21/05/2022, 10:17
Bota

Shpërthim i fuqishëm pranë një stacioni treni në Mynih/ 3 të plagosur, 1 në gjëndje të rëndë

01/12/2021, 14:02
Europa

Organizatat e të drejtave të njeriut akuzojnë BE-në për shkelje të Konventës së Gjenevës

01/12/2021, 7:34
Covid-19

“Harta” e valës së re të Covid-19 në Evropë, ku ndodhet Shqipëria?

01/12/2021, 7:17
Covid-19

Austria me dorë të fortë për rebelët, nga gjobë 7000 euro deri në burg për ata që nuk duan të vaksionohen

30/11/2021, 18:45
Europa

Miliona euro, tonelata kokaine dhe 14 të arrestuar, policia gjermane shkatërron bandën ndërkombëtare

30/11/2021, 17:05
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Varianti i ri i Covid-19, Manastirliu në asamblenë e OBSH-së: Të shqetësuar për 'Omicron', duhet bashkëpunim

Varianti i ri i Covid-19, Manastirliu në asamblenë e OBSH-së: Të shqetësuar për 'Omicron', duhet bashkëpunim

Sot 7 viktima dhe mbi 400 raste të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut

Sot 7 viktima dhe mbi 400 raste të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut

Lajmi i Dites

Negociatat/ Meta dhe Rama luajnë "polici i mirë, polici i keq" me Brukselin: Shqetësim serioz klima e polarizuar politike!

Negociatat/ Meta dhe Rama luajnë “polici i mirë, polici i keq” me Brukselin: Shqetësim serioz klima e polarizuar politike!

21/05/2022, 11:40

Lajmet e fundit

“Pole positon” për Ferrarrin, Vershtapen niset nga vendi i dytë, zhgënjen sërish Hemilton

“Pole positon” për Ferrarrin, Vershtapen niset nga vendi i dytë, zhgënjen sërish Hemilton

21/05/2022, 20:21

Besjan Xhixha “zbërthehet” në Gjykatë: Pas vrasjeve, Dumani na tha se ka lidhje me ministra dhe deputetë

21/05/2022, 20:20

“Shko more plehrë”/ Ministri Ulsi Manja sherr me qytetarin në Facebook: Shih punët e tua o Shumadin zeza

21/05/2022, 20:02
“E dimë se shqiptarët do të mbështesin Romën, është 100% e sigurt”, tifozi i Fejnordit analizon finalen e 25 majit

“E dimë se shqiptarët do të mbështesin Romën, është 100% e sigurt”, tifozi i Fejnordit analizon finalen e 25 majit

21/05/2022, 19:57

Zgjedhjet farsë për kryetarin e ri të PD-së, ‘Rithemelimi’: Qendrat nuk do të mbyllen derisa të votojë dhe anëtari i fundit

21/05/2022, 19:45
Siguria e tifozëve gjithmonë në plan të parë, gati personel i madh mjekësor për finalen e Ligës së Konferencës

Siguria e tifozëve gjithmonë në plan të parë, gati personel i madh mjekësor për finalen e Ligës së Konferencës

21/05/2022, 19:34
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Rivali kukull i Berishës, Ibsen Elezi, nuk ka asnjë shans përballë ish kryeministrit, i cili në garë nuk është me Elezin por me SHBA që e shpallën non grata

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #pd #saliberisha #nongrada #amerika #spak
  • Por, vetë Saliu nuk ka asnjë shans ta marrë të djathtën nën drejtimin e tij në Shqipëri, dhe as Partinë Demokratike. Lodhet kot derëziu. Nuk ka tani as parti ku ai bën pjesë ligjërisht, as grup parlamentar, se ai është ligjërisht sakaq një deputet pa parti dhe pa grup parlamentar.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti  #saliberisha #kongres#pd #shqiperi #grupparlamentar
  • Ajo që ra në sy gjatë raportimit të shefit të SPAK-ut, ishte mungesa e drejtuesit të Njësisë Kundër Krimit të Organizuar, prokurorit Altin Dumani, dega e të cilit ka arritur disa rezultate, për të cilat ka marrë përgëzime vendase e ndërkombëtare.
Dumani nuk ishte i pranishëm as në konferencën mediatike të zhvilluar të Enjten, ku u prezantuan rezultatet e operacionit “Plumbi i Artë.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #spak #nuredindumani #edirama #prokurori #denoncime  #burg

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In