Kosova23 Tetor 2022, 19:34

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Gjermania i ka premtuar Kosovës ndihmë për siguri energjetike dhe prodhim të rrymës.

Ministrja e Gjermanisë për Evropën dhe Klimën, Anna Luehrmann, ka thënë se Bashkimi Evropian po mundohet të gjejë një mënyrë për t’i ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor për tejkalim të krizës energjetike gjatë këtij dimri që është paralajmëruar të jetë i vështirë.

Luehrmann ka vizituar të dielën vendin e ish-deponisë së hirit të Termocentralit “Kosova A”, në të cilin do të ndërtohet parku solar me kapacitet prej 100 megavatësh, i cili që do të mbështetet nga Qeveria gjermane.

Nga aty, Luehrmann ka thënë se Gjermania është e përkushtuar që të ndihmojë Kosovën për siguri energjetike dhe prodhim.

“Ne jemi këtu afër këtij projekti ku së bashku me financimin gjerman do të prodhohen njëqind megavatë në një kohë shumë të shkurtër të shpenzuar nga energjia diellore dhe mendoj se kjo është rruga e së ardhmes, ne kemi arritur të kemi një kalim nga prodhimi i qymyrit në energjinë e ripërtritshme, të njëjtën rrugë është duke e ndjekur gjithë BE-ja dhe Blloku ka vendosur që ne të zvogëlojmë përdorimin e qymyrit, në Gjermani po të planifikojmë të kemi 100 për qind energji të ripertrishme deri në vitin 2035 si një vend shumë i industrializuar”, ka thënë ajo.

Luehrmann shtoi se atë që po e bën Gjermania për tejkalim të krizës, mund ta bëjë edhe Kosova.

Prishtine Gjermania Kosova Siguria energjetike

Kosova