Bota 1 Shkurt 2019, 10:37

Kriza ekonomike e Italisë ndikon në eurozonë

Shkruar nga Pamfleti
Kriza ekonomike e Italisë ndikon në eurozonë

Kriza ekonomike e Italisë ndikon në eurozonë

Agjensia italiane e statistikave publikon shifrat se ekonomia e Italisë është kontraktuar për të dytin tremujor radhazi, gjë e cila është ndikuese për ekonominë e eurozonës.

Kritikët thanë se rënia ekonomike ka ardhur si pasojë e përplasjeve mes mes partive të koalicionit qeverisës dhe Brukselit në lidhje me politikat fiskale, ç’ka edhe ka krijuar një humbje të besimit tek tregjet.

Produkti i saj i brendshëm bruto, ra me 0.2 për qind mes tetorit dhe dhjetorit. Kjo vjen pas një rënieje prek 0.1 për qindësh në tremujorin e tretë, dhe është 0.1 për qind më e lartë në bazë vjetore.

Sipas kryeminsitrit italian: “Kjo është një fazë tranzicioni pasi vjen si pasojë e një përplasjeje tarifash që po ndodh tani. Pra, nuk jemi të shqetësuar. Ajo që na shqetëson është përqendrimi tek rilançimi i ekonomisë sonë që me siguri do të ndodhë në 2019, pasi masat ekonomike që ne kemi marrë në buxhet do të fillojnë të japin efekte”, tha Conte.

Kjo ka rritur koston e huamarrjes për Italinë dhe ka dëmtuar ekonominë. Por, kryeministri Giusepe Conte, fajësoi përplasjen tregtare mes SHBA dhe Kinës që sipas tij ka prekur eksportet e Italisë. Kina dhe Gjermania janë partnerët më të mëdhenj tregtarë të Italisë.

Bota Eurozona Itali Kriza Renie