Qeveria e Kosovës është tërhequr nga ideja e rritjes së energjisë elektrike.
Përmes një mbledhje të jashtëzakonshme të zhvilluar ditën e djeshme, zyra e Rregullatorit të Energjisë vendosi që të shtyjë ekzekutimin e vendimit të datës 8 shkurt 2022 për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, duke pranuar refuzimin e kërkesës nga Gjykata e Apelit.
““ZRRE më datë 18 maj 2022, ka pranuar nga Gjykata e Apelit Aktvendimin AA.nr. 364/2022 me të cilin, Gjykata ka refuzuar ankesën e ZRRE-së dhe ka vërtetuar Aktvendimin e Gjykatës Themelore për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit për tarifat me pakicë të energjisë elektrike, të aprovuar nga ZRRE, derisa Gjykata të vendosë me vendim përfundimtar gjyqësor, përkitazi me padinë e paditëses. Si pasojë e gjendjes së krijuar, Bordi i ZRRE-së me datë 20 maj 2022, në Seancën e jashtëzakonshme, ka nxjerr vendim, me të cilin shtyhet ekzekutimi i Vendimit V_1489_2022 i datës 08.02.2022, sipas Aktvendimit AA.nr.364/2022 të Gjykatës së Apelit”, thuhet në njoftim.