OSHEE dhe KESH nuk mund të vazhdojnë të funksionojnë si të ndara.- kështu është shprehur kreu i qeverisë Edi Rama.
I ftuar në studion e ‘Të Paekspozuarve’ në MCN TV , sipas Ramës këto institucione duhet të bashkohen për të punuar në sinergji me njëra-tjetrën për atë që prodhojnë. I pyetur për shkëmbimin e energjisë elektrike midis kompanive KESH-NOA, Rama përgjigjet:
“Nuk e di rastin konkret por di të them se e para procedurat e shkëmbimeve të energjisë të blerjeve dhe shitjeve janë procedura që duhen analizuar se nuk mund të shihen kështu si një aferë e pistë. Kemi bërë përpjekje kemi bërë konferencë me donatorët dhe ajo që po bëjmë tani se gjeja nuk eshte kaq e thjeshtë.
Në këtë fazë po bëjmë rimodelimin sepse nuk mund të vazhdojmë më me këtë model ku OSHEE dhe KESH funksionojnë si të ndara ato duhen të jenë në sinergji me njëra tjetrën për atë që ne prodhojmë, pavarësisht se çfarë thotë sekretariati i energjisë. Po krijojmë një sistem tjetër dhe së shpejti do jenë në funksion”, tha Rama.