Bota28 Janar 2023, 16:02

Kriza në Malin e ZI, Abazoviç “thumbon” Gjukanoviçin: Vendi ka nevojë për një grua në krye të Presidencës

Shkruar nga Pamfleti

Mali i ZI duket se po zhytet nga dita në ditë në krizë. Marrëdhëniet mes kryeministrit në detyrë Dritan Abazoviç dhe presidentit Milo Gjukanoviç po bëhen gjithnjë e më shumë të ashpra.

Abazoviç deklaroi sot se shpreson që vendi të ketë një president të ri përmes zgjedhjeve presidenciale dhe me këtë rast tregoi preferencën e tij.

Do të ishte mirë, që të dilte me një kandidat të përbashkët dhe nga radhët e shoqërisë civile. Kjo do të ishte e mrekullueshme. Madje do të ishte shumë domethënëse nëse do të bëhej fjalë për një zonjë”, u shpreh ai.

Duke folur për rinisjen e negociatave për formimin e një qeverie të re nga shumica parlamentare që doli prej zgjedhjeve të vitit 2020, Abazoviç u shpreh i gatshëm të të dëgjojë propozimet, nëse ka të tilla.

Nëse ka një propozim konkret se si duhet të duket, jam plotësisht i hapur ta dëgjoj, vetëm të mos të flasim kot”, ishte komenti i drejtpërdrejtë i tij.

Kryeministri dhe presidenti malazez janë prej kohësh në përplasjeje me njëri-tjetrin. Në shtator, partitë e shumicës parlamentare refuzuan nismën e Gjukanovicit për të shpërndarë Parlamentin dhe për të mbajtur zgjedhje të parakohshme, me qëllimin që të formohej ekzekutivi i ri.

Rajoni Abazoviç Mali i Zi