
Berisha e ka mbyllur aksionin. Nëse Berisha mbyll procesin me datë 30 e bën vetëm për interes të vet jo të partisë.
Ish-kandidati për kryetar në Partinë Demokratike, Fatbardh Kadilli teksa ka komentuar situatën në PD, thotë se partia duhet të bashkohet dhe të arsyetojë me njerëz të ndershëm dhe të pa konsumuar.
Kadilli shprehet se Komisioni i Rithemelimit, por edhe Grupi Parlamentar i PD-së nuk ka një projekt për tu kthyer në alternativë kundër pushtetit.
“Alibeaj është kryetar i Grupit Parlamentar, se si kryetar nuk pranohet nga Komisioni i Rithemelimit. Alibeaj zgjedh të mbrohet. Sot PD po shihet si pronë. Përplasje si me ligjin e pronave, dikush e kishte, dikush e mori falas, dhe dikujt ia lanë. Berisha ish pronar, Basha që e gëzoj falas dhe Alibeaj që i ngeli. Se si do sillen nuk e di. Por këta duhet të sillen në mënyrë të përgjegjshme u bëj ftesë që të kuptojnë që votuesit opozitar dhe të PD-së. Anëtarët aktiv dhe jo aktiv, duan të kenë një PD funksionale që jep përgjigje politikës. Për të prodhuar alternativë. Ne nuk e bëjmë dot ketë sa kohë rendim pas Berishës, Bashës apo Grupit Parlamentar që nuk di ku të shkojë.” tha Kadilli i ftuar në “ABC Live”.
Sipas Kadillit Berisha me largimin e Bashës, Sali Berisha e ka mbyllur aksionin politik dhe gjithçka tjetër po e bënë për interes të tij.
“Nuk shkojnë pas projektit. Ju mungon pjesë e të folurit politik. Ata rreth Bashës prapë janë pa tekst se nuk e kanë menduar largimin e Bashës dhe gjykata në favor të Komisionit. Berisha e ka mbyllur aksionin. Nëse Berisha mbyll procesin me datë 30 e bën vetëm për interes të vet jo të partisë. Se bashkimi kërkon proces më të gjatë. Gara mes Olldashit dhe Bashës akoma dallon njerëzit jo më kjo përçarje me gjurmë të thellë.”, theksoi demokrati.