Politike24 Mars 2022, 22:24

Kriza në PD, Shehaj: Ka një grup të vulës që nuk fitojnë, por ama prishin punë!

Shkruar nga Pamfleti
Kriza në PD, Shehaj: Ka një grup të vulës që nuk

Deputeti Agron Shehaj ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, ku tha se tashmë aty janë dy grupime.

Sipas tij janë një grup i vogël me 4-5 persona që mbajnë vulën edhe pse e dinë që nuk fitojnë, si dhe anëtarët e grupit parlamentar, të gatshëm për bisedime.

 “Aty janë krijuar dy grupime. Nëse më parë kishte anëtarë të grupit që mbështesnin Bashën, tani kemi një grup të vogël që është grupi i vulës, që thonë: “E dimë që nuk kemi për të fituar kurrë ama mund t’ju prishim punë”. Janë 4-5 vetë aty, dhe janë  një grup tjetër shumë më i madh,  anëtarët e grupit parlamentar që thonë, ne jemik të gatshëm , ku ka shumë më mundësi për të biseduar”, tha Shehaj i ftuar në emisionin “Opinion”.

Politike #AgronShehaj #PD