Aktualitet29 Dhjetor 2022, 22:03

Kriza në PD, Sulo: Alibeaj dhe Basha të krijojnë parti më vete! Hila: Partinë e merr kush fiton më shumë vota në zgjedhjet lokale

Shkruar nga Pamfleti
Kriza në PD, Sulo: Alibeaj dhe Basha të krijojnë parti më

Kriza në PD, Sulo: Alibeaj dhe Basha të krijojnë parti më vete! Hila: Partinë e merr kush fiton më shumë vota në zgjedhjet lokale

Analistët Arion Sulo dhe Dritan Hila kanë debatuar sa i përket sulmit të 8 janarit në selinë e PD dhe ngjarjet e fundit politike.

I ftuar në “Open”, Sulo deklaroi se Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj nuk kanë arsye se përse të mbajnë peng PD, por se duhet të krijojnë një parti të tyre.

“Basha nëse ka ndërmend të vijojë politikën duhet të dalin hapur e të krijojnë një parti të tyren, jo të mbajnë fonde e zyra për të marrë ca vota. ndarja në PD është e thellë. Një palë është me SHBA dhe tjetra e quan administratën aktuale të blerë sapo të ndikuar nga lobet e Sorosit të Ramës. kjo ka të bëjë me pro amerikanizmit të demokratëve. Alibeaj ose Basha duhet të dalin hapur, dorëheqja e Bashës më duket fake”, tha Sulo.

Ndërkohë analisti Dritan Hila, u shpreh se ajo që do të vendosë se cili do të mbajë Partinë Demokratike ligjërisht, është ai që do të marrë më shumë vota në zgjedhjet lokale të 14 majit.

“25 prilli tregoi që kjo opozitë nuk kishte takat të fitonte. Në mars, grupi i Bashës ka fituar 14 përqind të votave, dhe këto janë vota që i ka numëruar Rama që nuk kishte qeft ë fitonte e të dilte i fuqishëm Basha se me Berishën non grata e ka të siguruar karrigen. E gjitha do ndahet në zgjedhjet lokale të 14 majit, kur merr votat e kush ka PD”, ka deklaruar Hila.

Aktualitet Arion Sulo Dritan Hila Enkelejd Alibeaj Lulzim Basha