Aktualitet 9 Korrik 2019, 20:59

Kriza politike në vend, ‘Euronews’ shkruan për Ramën dhe Metën: Shqiptarët e dhanë verdiktin

Shkruar nga Pamfleti
Kriza politike në vend, ‘Euronews’ shkruan për Ramën

Kriza politike në vend, 'Euronews' shkruan për Ramën dhe Metën: Shqipëtarët e dhanë verdiktin

Rrjeti më i madh televiziv në Europë, “Euronews” ka shkruar për situatën politike në Shqipëri. Media e rëndësishme europiane nënvizon se mbështetësit e opozitës janë kthyer sërish në rrugë.

Protestues të shumtë opozitarë janë mbledhur përpara Kryeministrisë, duke protestuar kundër Ramës, duke akuzuar këtë të fundit për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar. Tubimi i së hënës u thirr nga Partia Demokratike, e qendrës së djathtë, e cila bojkotoi zgjedhjet bashkiake të 30 qershorit, të fituara kryesisht nga socialistët në pushtet.

“Zgjedhjet e 30 qershorit ishin një referendum kundër të keqes. Shqiptarët e dhanë verdiktin. Ata duan që të largohet Edi Rama dhe shpura e tij”, tha Lulzim Basha, lider i PD.

Presidenti i Republikës Ilir Meta hyri në konflikt politik me kryeministrin Rama, pasi u përpoq të anulonte rezultatet e zgjedhjeve dhe bëri thirrje për zgjedhje të përgjithshme të parakohshme. Në hakmarrje, Parlamenti votoi për të ngritur një komision hetimor për të provuar të rrëzojë presidentin.

Rama akuzon presidentin Ilir Meta se ka shkelur Kushtetutën. Kryeministri po nxit që Bashkimi Evropian të fillojë negociatat e pranimit me vendin e tij dhe shpreson për një përgjigje pozitive këtë vjeshtë.

Aktualitet 'Euronews' shkruan për Ramën dhe Metën: Shqiptarët e dhanë verdiktin Kriza politike në vend