“Cari” i Shqipërisë/ Sipas kontratës së ortakërisë me firmën “TÜRK HAVA YOLLARI ANONİM ORTAKLIĞ”, ky avion është vetëm për transport udhëtarësh e mallrash me logon “Air Albania”, mirëpo kryeministri Rama po e përdor privatisht edhe kur shkon për të dhënë intervista partiake, për të hapur ekspozita personale, për të vizituar muze- parqe të rralla, për të takuar sportistë njohur të botës, për të ndjekur ndeshje futbolli e madje për t’i çuar për turizëm shoqet e Lindës në Gjermani, Francë, Spanjë, Austri, Dubai e deri në SHBA
Debati mes ministrit Peleshi dhe deputetit Salianji, është ndezur për faktin se qeveria që ka dhënë 1.7 miliardë Euro PPP e ka bërë mbi 5 miliardë Euro korrupsion, nuk ka helikopter për zjarret.
Por ka avion personal për kryeministrin Edi Rama, i cili përdoret vetëm prej tij, ose kur i teket, merr me vete dhe ministrat e ministreshat që preferon apo vartës të tjerë, të cilët i përdor për të firmosur pazare koncesionare.
Ministri Peleshi e quajti “Dinjitet shtetëror”, zotërimin e një avioni personal me dhomë gjumi speciale e vaskë dhe mjedis argëtimi për kryeministrin, ndërsa mungesën e një helikopteri për të shuar zjarret, ai e quajti “luks për një vend të varfër”. Me të drejtë bëhen disa pyetje:
– Përse Shqipëria e varfër, duhet të ketë një avion të quajtur kryeministror, kur prej muajit tetor 2018 që është futur në fluturim, po e përdor vetëm Edi Rama sa herë të dojë e për çfarë të dojë?
– Sa e ka koston mujore, ky avion i blerë enkas si Çarter personal i kryeministrit Edi Rama, familjes e grupit të afërt të tij qeveritar?
– A është i miratuar me vendim qeverie e përcaktuar në buxhetin e shtetit, siç veprohet në çdo shtet të fuqishëm që ka avion presidencial e qeveritar?
A është normale, që Shqipëria e cila prej 7 vitesh nuk ka fuqi të paguaj as kuotën e anëtarësisë në NATO, e ka 1 helikopter për emergjencat mjekësore, të ketë Çarter vetëm për kryeministrin?
Avioni Çarter i Edi Ramës, nuk është blerë si “Avion qeveritar” dhe nuk figuron në inventarin e pasurive të Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, por si pjesë e flotës së avionëve të firmës turko-shqiptare “Air Albania”, ku Ministria e Infrastrukturës ka vetëm 10% të pronësisë.
Sipas kontratës dhe ortakërisë me firmën “TÜRK HAVA YOLLARI ANONİM ORTAKLIĞ” dhe mashtruesin Sinan Idrizi të ekipit “Flamurtari” të Vlorës, ky avion është pronë e shtetit shqiptar, i regjistruar e destinuar vetëm për transport udhëtarësh me logon “Air Albania”.
Mirëpo kryeministri Rama po e përdor privatisht edhe kur shkon për të dhënë intervista, për të hapur ekspozita personale, për të vizituar muze- parqe të rralla, për të takuar sportistë të njohur të botës, për të ndjekur ndeshje futbolli e madje për të çuar vizitë qejfi shoqet e Lindës në Gjermani, Francë, Spanjë, Austri, Dubai e deri në SHBA.
Sipas një informacioni që “Pamfleti” ka marrë nga Ministria e Financave, rezulton se qysh prej muajit tetor 2018 e deri sot, kur ky avion përdoret si Çarter personal nga Edi Rama, kostoja është mesatarisht 300 mijë Euro në muaj, për shpenzime stafi, karburanti e shërbime të tjera.
Kjo vlerë, për avionin e kryeministrit me dhomë gjumi, vaskë, mjedis lojërash e argëtimi me aktorë komikë, oligarkë e konkubina që bredhin nëpër botë, paguhet nga taksat publike, ndërsa shqiptarët bëjnë “gjumë”… që të mos shqetësojnë “Carin” e pushtetit.
Fakt/ Qeveria shqiptare, nuk merr asnjë qindarkë fitim nga otakëria 10% që ka në kompaninë “Air Albania”, mbasi kjo kompani rezulton me humbje në të 3 vitet e aktivitetit të saj, ndërsa vetëm “Çarter”-i i kryeministrit në këto 3 vite, i ka krijuar 3.3 milionë Euro borxhe qeverisë për fluturimet, shërbimet, taksat dhe serviset në Itali, Greqi e Turqi./Pamfleti