Anti-Mafia 1 Dhjetor 2022, 11:54

‘Kriza’/ Tender 150 milionë lekë për mirëmbajtjen e skafeve të shërbimit qeveritar

Shkruar nga Pamfleti

‘Kriza’/ Tender 150 milionë lekë për mirëmbajtjen e skafeve të shërbimit qeveritar

Do paguhen nga taksat publike, që sipas vendimit të qeverisë; Bajram Begaj, Lindita Nikolla, Edi Rama e Belinda Balluku, përveç pushimeve në rezidencat qeveritare, të relaksohen e argëtohen edhe me mjete lundruese në dispozicion gjatë pushimeve verore apo wikendeve

Tenderi për mirëmbajtjen dhe mbajtjen në gatishmëri të mjeteve lundruese, pjesë e shërbimit qeveritar, tregon se e kryeministri Rama dhe ministrat e tij, shqiptarëve u thonë të shtrëngojnë “rripin” prej krizës, ndërsa për luksin dhe qejfet e tyre nuk ka krizë.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Më 30 nëntor, Garda e Republikës ka shpallur tenderin me objekt: “Mirëmbajtje e mjeteve lundruese” në vlerën 150 milionë lekë, i cili do bëhet më 12 dhjetor 2022, për t’i paraprirë pushimeve verore të pushtetarëve.

Në fillim të muajit korrik, Garda e Republikës duhet t’i ketë në gatishmëri të plotë mjetet lundruese qeveritare, te zonat detare pranë rezidencave shtetërore, pranë vilave të tyre private në bregdet, ose në ndonjë resort ku ata mund të jenë ftuar për pushime.

Vetëm shefat e lartë të Policisë e Gardës, kanë dijeni se sa mjete lundruese argëtuese, mjete shpëtimi e të çfarë lloji, ka Garda dhe shërbimi qeveritar, në dispozicion të pushtetarëve.

Duke qenë, se ato janë pjesë e logjistikës së Gardës së Republikës ashtu si automjetet, tenderi bëhet nga Garda, si strukturë përgjegjëse për sigurinë e shtetarëve të lartë edhe gjatë pushimeve të tyre verore, dimërore apo wikendeve.

Sipas vendimit të qeverisë, trajtim falas për pushime verore në rezidencat qeveritare e për rrjedhojë argëtim me skafe apo jahte në det, përfitojnë vetëm katër shtetarë të lartë familjarisht: Presidenti, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri dhe Z/kryeministri dhe të huaj të ftuar prej tyre.

Pra, qeveria po harxhon 150 milionë lekë nga taksat publike, që Bajram Begaj, Lindita Nikolla, Edi Rama e Belinda Balluku, përveç pushimeve falas e shërbëtorëve, të relaksohen edhe me mjete lundruese në dispozicion gjatë pushimeve./Pamfleti

Anti-Mafia #Tender 150 milionë lekë për mirëmbajtjen e skafeve të shërbimit qeveritar Kriza