Aktualitet22 Mars 2018, 20:22

Krizë e thellë në PD, nis ndryshimi rrënjësor i partisë

Shkruar nga Pamfleti

5 vjet nga largimi i Berishës nga drejtimi i PD-së, kjo parti ka shkuar në një rënie të vazhdueshme. Basha ia arriti qëllimit ta shkatërrojë këtë parti historike, por duket se së fundi po mundohet t’i bëjë make up-in e fundit, një përpjekjë që mund ta shkundë.

Kështu mësohet se ndryshime rrënjësore do të ndodhin në PD.

Një grup pune i drejtuar nga Paloka po punon për hartimin e ndryshimeve në statut.

Megjithatë ky statut do të vazhdojë të mbetet i njëanshëm duke plotësuar vetëm dëshirat e kryetarit për shkak se grupi kundërshtar i tij ende nuk ka paraqitur asnjë propozim.

Mësohet nga burime informacioni se Astrit Patozi apo Ridvan Bode por dhe linja e Arben Imamit apo Jozefina Topallit, ende nuk kane dorëzuar propozime konkrete, ndërsa deri në këto momente janë vetëm disa degë që kanë dhënë alternativat e tyre se cfarë duhet të ndryshojë në “ligjin” bazë se si funksionon kjo forcë politke.

Po të njëjtat burime pranë grupit për statutin, theksuan se kryesisht propozimet e degëve, fokusohen tek vendimmarrja e anëtarësisë. Një instrument që vihet re pothuajse në cdo propozim është që kandidatët për kryetar bashkie dhe për deputet, ti nënshtrohen më parë votës së anëtarëve të Partisë Demokratike.

Duket se faza e ristrukturimit, do të jetë një operacion i thellë në Partinë Demokratike, përvec rregullave se si do të funksionojë kjo forcë priten ndryshime dhe në strukturë.

Aktualitet Krizë e thellë në PD nis ndryshimi rrënjësor i partisë