Gazetari Mentor Kikia me anë të një postimi që ka bërë në rrjetin social “facebook” ka publikuar një foto të Kreut të Qeverisë i cili shihet teksa bisedon me një grua të moshuar, ndërsa aty pranë është edhe një efektiv.
Ndër të tjera në postim shkruhet se partitë janë me fat që kanë këtë popull.
Postimi i plotë:
Lum partitë për këtë popull që kanë!
Ne nuk jemi vetëm në krizë pandemie, krizë ekonomike apo sociale. Ne jemi edhe në një krizë të thellë mendore si shoqëri më duket.
Bëra një postim, me një sens humori, duke shfrytëzuar një foto të kryeministrit, nga arkivi. “Rama duke kërkuar deputetë të rinj” – ishte thelbi i postimit tim.
Dhe njerëzia që e lexoi këtë postim lëshohen duke sharë ca Ramën, ca Berishën(që është më i vjetër se kjo zonja në foto), e ca mua që kritikoj Ramën, por jo Bashën.
Po si është e mundor që jemi kaq thellësisht të indoktrinuar, sa mendojmë se edhe një ironizim apo humor shkakton reagime agresive të njerëzve, të cilët janë gati të hanë njëri-tjetrin, pse mendojnë se u ke sharë partinë apo udhëheqësin.
Po qeshni more derdimenë, qeshni ndonjëhere edhe me partinë tuaj. Atë se gjen gjë, ndërsa juve bën mirë, ju çliron ankthin.