Bota19 Maj 2022, 12:20

Kroacia pro Erdoganit, del kundër anëtarësimit të Suedinë e Finlandën në NATO

Shkruar nga Pamfleti
Kroacia pro Erdoganit, del kundër anëtarësimit të

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan

Pas këmbënguljes së presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan se Finlanda dhe Suedia nuk duhet ti bashkohen NATO-s pa larguar terroristët, një tjetër shtet ka dalë kundër, Kroacia.

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç dëshiron që vendi i tij të ndjekë shembullin e Ankarasë në përpjekje për të bllokuar përpjekjet e këtyre dy vendeve për anëtarësim, shkruan The Kiev Independent.

Milanoviç ka mormarrëveshje të thella me Kryeministrin Andrej Plenkovic për shumë çështje, përfshirë nëse duhet mbështetur ose jo kërkesa e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në aleancë. Përpara se parlamenti i Kroacisë të ratifikojë anëtarësimin në NATO për të dy vendet nordike, Milanovic kërkon një ndryshim të ligjit zgjedhor të Bosnjes fqinje që do ta bënte më të lehtë për kroatët e Bosnjës të zgjedhnin përfaqësuesit e tyre në poste drejtuese.

Ju rikujtojmë se presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan tha se Turqia mund ta përdorë statusin e saj si anëtare e aleancës ushtarake perëndimore për të vënë veto kundër pranimit të të dyja vendeve nordike.

Udhëheqësi turk e shpjegoi kundërshtimin e tij duke përmendur mbështetjen e supozuar të Suedisë dhe vendeve të tjera skandinave për militantët kurdë dhe të tjerët që Turqia i konsideron si terroristë.

Ai akuzoi gjithashtu Greqinë, një aleate e NATO-s, për përdorimin e aleancës kundër Turqisë, duke thënë se Ankaraja nuk dëshiron përsëritjen e atij “gabimi”.

Erdogani nuk tha drejtpërdrejt se ai do të bllokonte çdo përpjekje për pranim që dy vendet nordike mund të bënin, por NATO i merr të gjitha vendimet e saj me konsensus, që do të thotë se secili nga 30 vendet anëtare ka një veto të mundshme se kush mund të bashkohet.

Nëse një shtet është kundër, anëtarësimi në NATO nuk është i mundur, pasi vendimet merren pasi ratifikohen në çdo parlament të vendit anëtar të NATO. Një “vendim i NATO-s” është shprehja e vullnetit kolektiv e të gjithë 30 vendeve anëtare meqenëse të gjitha vendimet merren me konsensus.

Bota #NATO #Krocia #Finlanda #Suedia #Erdogan