Bota22 Qershor 2022, 17:50

· Ballkani

Shkruar nga Pamfleti
· Ballkani

Qeveria në Kroaci, gjatë miratoi masat e reja lidhur me çmimin e karburanteve. Çmimet e karburanteve në të gjitha pompat e karburanteve përveç autostradave janë fikse me çmimet si në vijim:13,08 kuna për eurodizelin që në euro i bie 1.74 centë dhe 13,50 për benzinën, apo 1.79 centë.

Në autostrada, çmimet rriten në 14,57 kuna për Eurodiesel dhe 14,06 për benzinë.

“Ne kemi vendosur të intervenojmë përsëri. Ne po rregullojmë çmimet aktuale për të gjitha pikat e karburantit, përveç autostradave,” tha Plenkoviq.

“Do të ketë rritje të çmimeve në autostrada”, u shpreh ai.

Dekreti i qeverisë që mundëson këto çmime do të zbatohet nga dita e mmartë dhe, sipas Plenkoviqit, do të vlejë dy javë.

Ballkani