Sport 1 Gusht 2018, 13:17

Kroatët e Interit mund të bëhen katër, Modric alternativa e mundshme

Shkruar nga Pamfleti
Kroatët e Interit mund të bëhen katër, Modric alternativa e

Kroatët e Interit mund të bëhen katër, Modric alternativa e mundshme

A është Luka Modric “mister X” i merkatos së Interit? Tani për tani është vetëm një sugjerim. E vetmja gjë që mund të thuhet(për momentin) është se finalisti i Kupës së Botës të do të donte të largohej nga Real Madrid.

Një lamtumirë që në mënyrë të qartë do të shpërthejte përsëri tregun e madh evropian pas marrëveshjes së Ronaldos. Interi nuk dëshiron të qëndrojë “duarkryq” dhe të shikojë Juventusin që merr CR7 por dëshiron të japë një përgjigje. Ideja pranohet menjëherë nga shumë kroatë që Spalletti ka tashmë në ekip. Perisic, Brozovic dhe Vrsaljko i sapoardhur janë kroatët që aktualisht aktivizohen me Interin.

Sport