Kronike18 Qershor 2024, 09:52

Gjendet e mbytur një 35-vjeçare në liqenin e Kukësit

Shkruar nga Pamfleti

Gjendet e mbytur një 35-vjeçare në liqenin e Kukësit

Një 35-vjeçare është gjetur e pajetë në liqenin e Fierzës mëngjesin e kësaj të marte. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se shtetasja ende e paidentifikuar është gjetur pa shenja jete në vendin e quajtur “Shtrazë”.

“Në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Shtrazë”, në bregun e liqenit të Fierzës, është konstatuar e pajetë një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 35-vjeçe”, njofton policia.

Gjatë këqyrjes së trupit të pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune. Policia bën me dije se dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje dhe për zbardhjen e rrethaneve të humbjes së jetës.

e mbytur kukes liqen 30-vjecare