TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Qershor 2026, 08:36

Vrasja e policit në Korçë, autori një ish-ushtarak; detajet si hapi zjarr ndaj efektivëve sapo i pikasi

Shkruar nga Pamfleti

Autori i dyshuar është Violand Braçellari, ish-ushtarak, i shpallur në kërkim prej vitesh. Ai kishte edhe një vendim gjykate për çështje të lidhura me lëndët narkotike.

Vrasja e policit në Korçë, autori një ish-ushtarak;
Punonjësi i policisë që ka humbur jetën në krye të detyrës është Enea Mekolli, ndërsa punonjësi i policisë që u plagos është Edison Adri

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin Podenë, në Bashkinë Maliq.

Autori i dyshuar është Violand Braçellari, 44-vjeç, ish-ushtarak, i shpallur në kërkim prej vitesh. Ai kishte edhe një vendim gjykate për çështje të lidhura me lëndët narkotike.

Viktima është polici Enea Mekolli dhe efektivi i plagosur është Edison Adri i cili është nisur me helikopter drejt Tiranës.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur një grup policor ishte nisur drejt fshatit të thellë malor Bodë në Lozhan të Maliqit.

Sipas informacioneve paraprake, pas sinjalizimeve se i kërkuari fshihej në zonë, agjentë të Policisë së Korçës janë nisur drejt Podenës për ta arrestuar. Gjatë ndërhyrjes, i dyshuari ka hapur zjarr ndaj forcave të policisë, duke lënë të vdekur një efektiv dhe duke plagosur një tjetër.

Sipas të njëjtave burime, Braçellari dyshohet se jetonte prej vitesh në pyjet e Podenës, ku kishte ngritur një stan të madh dhe mbante disa qen.

Mësohet se i dyshuari konsiderohej person me rrezikshmëri të lartë dhe njohës shumë i mirë i armëve. Në operacion kanë marrë pjesë rreth 7-8 efektivë policie, disa prej të cilëve të veshur civilë. Dyshohet se ai i ka identifikuar forcat e policisë gjatë natës, rreth orës 03:00-04:00 të mëngjesit të së enjtes, dhe më pas ka qëlluar në drejtim të tyre.

Autor i dyshuar i ngjarjes raportohet të jetë një person i shpallur në kërkim prej disa vitesh, ish-ushtarak, i cili dyshohet se jetonte i izoluar në zonën pyjore të Podenës dhe njihej si person me rrezikshmëri të lartë dhe njohës i armëve të zjarrit. Sipas burimeve paraprake, ai kishte ngritur një strehim në terren të vështirë dhe mbante edhe qen në zonë.

Pas shkëmbimit të zjarrit, autoritetet dyshohet se kanë arritur ta neutralizojnë të plagosur, ndërsa zona është rrethuar nga forca të shumta policie dhe drejtues të lartë të Policisë së Korçës kanë shkuar në vendngjarje për hetimet.

Hetimet po vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e operacionit, mënyrën se si u zbulua vendndodhja e të kërkuarit dhe dinamikën e saktë të përplasjes me armë.

Ndërkohë, drejt vendit të ngjarjes janë nisur forca të shumta policore, si edhe drejtori i Policisë së Korçës. Podena është një zonë e largët dhe e braktisur, ku lëvizja dhe ndërhyrja e forcave të rendit paraqet vështirësi për shkak të terrenit të vështirë./ Pamfleti

 

vrasja e policit në korçë violand braçellari

Lini një Përgjigje