Dosja e zezë18 Maj 2024, 09:00

Operacioni i SPAK/ Goditen bandat e Niklës, Durim Bami i përfshirë te atentati ndaj Marklen Hakës; arrestohet Naim Stafuka

Shkruar nga Pamfleti
Operacioni i SPAK/ Goditen bandat e Niklës, Durim Bami i
Durim Bami

Durim Bami akuzohet për krijim kushtesh për atentatin ndaj Marklen Hakës ku mbeti e vrarë halla e tij...

Zbardhen të tjera detaje nga operacioni i SPAK për goditjen e kupolës së krimit në vend. Që prej ditës së djeshme janë lëshuar 43 urdhër-arreste për personazhet më me ndikim në krimin vendas dhe ende vijojnë kërkimet për ndalimin e shumë prej tyre.

Mes personave të futur në listë të zezë është edhe Durim Bami, një personazh i njohur në zonën e Niklës. Ai akuzohet për krijim kushtesh për atentatin ndaj Marklen Hakës ku mbeti e vrarë halla e tij. Ngjarja në fjalë ndodhi në viti 2019, natën e tërmetit të 21 shtatorit.

Për këtë ngjarje është arrestuar dhe Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës, që rezulton i zhdukur. Enver Stafuka u rrëmbye dhe zhduk pa gjurmë. Lidhur me atentatin ndaj Hakës u shoqërua në polici edhe Roan Brahimi, që u vra pak ditë më parë në Greqi.

Operacioni i SPAK/ Goditen bandat e Niklës, Durim Bami i
Marklen Haka

Detajet e atentatit

Atentatorët kishin mundur të hynin në thellësi të fshatit Zezë të Fushë-Krujës, aty ku jetonin anëtarët e familjes Haka në fshehtësi të plotë dhe të padiktuar nga askush.

E gjithë rruga për të mbërritur tek 3 vilat e fisit Haka ishte e monitoruar 24 orë me kamera sigurie. Objektiv i atentatit ishte vetë Marklen Haka, ndërsa halla e tij dyshohet se ishte qëlluar aksidentalisht. Ajo kishte hapur derën e jashtme të shtëpisë, në momentin kur ishte qëlluar për vdekje me armë zjarri.

Haka ishte në oborr kur filluan të shtënat. Në vendngjarje u sekuestruan më shumë se 100 gëzhoja të qëlluara nga katër armë të ndryshme automatike. Marklen Haka ka qenë i arrestuar më herët për një vrasje të ndodhur në Qershor të viti 2011 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, por ishte liruar për mungesë provash. Në janar të këtij viti ai u prangos nga RENEA-s pas një operacioni që çoi në arrest 19 persona.