Politike29 Gusht 2018, 14:20

Krye-pazarxhiu flet në emër të Ramës për pazaret në zyrat e politikës: E kotë t’i përgjigjesh PD për çdo budall

Shkruar nga Pamfleti
Krye-pazarxhiu flet në emër të Ramës për pazaret

Mburoja e kryeministrit Edi Rama, Engri Fuga, ka vendosur të flasë për të gjitha akuzat e fundit të Partisë Demokratike adresuar kryeministrit. Një ndër krye-pazarxhinjtë e vërtetë në vend, që ka futur nën sqetull dhe vetë Ramën ka guxuar sot të flasë për pazaret që thuren në zyrat e politikës.

Fuga ju është përgjigjur akuzave të PD për audio-përgjimin dhe tenderat përmes fjalëve boshe, duke mos dhënë asnjë fakt. Njeriu që ka në pëllëmbë dhe vetë Edi Ramën anashkalon në mënyrë qesharake dhe të pakuptimtë akuzat, duke u mjaftuar me fjalët se opozita merret me përgojime.

“Dje njeri, sot tjetri. Përgojojnë njerëz e hedhin në eter shifra shumëmilionëshe, duke e bërë të kotë që t’u përgjigjesh për çdo budallallëk. KM dhe qeveria janë të vendosur të çojnë përpara reformat dhe të fokusojnë të gjithë vëmendjen tek njerëzit e tek puna në shërbim të tyre”, shkruan Fuga.

Politike Audio-përgjimi Edi Rama endri fuga Korrupsioni opozita Tenderat