Bota12 Janar 2023, 14:46

Kryebashkiaku i Londrës: Brexit ka dobësuar ekonominë tonë, nuk po funksionon!

Shkruar nga Pamfleti
Kryebashkiaku i Londrës: Brexit ka dobësuar ekonominë tonë,

Kryebashkiaku i Londrës dhe lideri laburist i opozitës, Sadiq Khan është shprehur se Brexit nuk po funksionon. Khan u ka bërë thirrje Downing Street të pranojë dëmin e madh që ka shkaktuar dalja e Britanisë nga Bashkimi Evropian.

“Pas dy vitesh mohim dhe shmangie, tani duhet të përballemi me të vërtetën e vështirë, Brexit nuk po funksionon”, thotë Khan.

“Brexit ka dobësuar ekonominë tonë, ka thyer unitetin tonë dhe ka dëmtuar reputacionin tonë. Unë nuk mund të hesht për dëmin e madh të shkaktuar nga Brexit” argumentoi ai në një fjalim të planifikuar të mbahet në Mansion House, rezidenca zyrtare e Kryetarit të Bashkisë së Londrës.

Por “nuk është diçka e pariparueshme”, vlerëson ai.

Kjo kritikë, që i drejtohet qeverisë, ndryshon edhe nga qëndrimi zyrtar i opozitës laburiste, lideri i së cilës Keir Starmer, i cili është edhe kundërshtar i Brexit dhe ka premtuar se do të pranojë vullnetin e shprehur nga votuesit “për të rimarrë kontrollin”.

Starmer thotë se laburistët mund të rregullojnë problemet e marrëveshjes së daljes nga BE dhe “ta bëjnë Brexit-in të funksionojë”.

Mbështetja për Brexit nuk ka qenë kurrë kaq e ulët në MB, sipas një sondazhi të nëntorit nga instituti YouGov.

Bota Brexit kryebashkiaku i Londrës