Politike11 Shkurt 2023, 13:25

Kryemadhi ‘braktis’ Metën, qëndron në fund të protestuesve; Jozefina Topalli në vijën e parë

Shkruar nga Pamfleti
Kryemadhi ‘braktis’ Metën, qëndron në fund të

Në protestën e sotme të thirrur nga Sali Berisha, nuk kanë munguar emrat si Monika Kryemadhi dhe Jozefina Topalli.

Deputetja e Partisë së Lirisë ka zgjedhur që në protestën që po mbahet nga opozita në ambientet përpara Kryeministrisë, të mos jetë përkrahë Ilir Metës, në krye të tubimit.

Kryemadhi është filmuar në pjesën fundore të protestuesve afër ish-hotel Dajtit.

Duket një mënyrë simbolike për të treguar se deputetja e PL-së është në protestë si qytetare dhe jo në mbështetje të liderëve politikë, gjë të cilën e deklaroi më herët këtë të shtunë.

“Nga ajo që kam parë unë duke shëtitur në rrugët e Tiranës këtë mëngjes, pjesa skeptike ndaj politikës do dalë për të thënë unë jam këtu dhe nuk është Edi Rama që vendos për ne.

E kam thënë dhe vazhdoja ta them dal si qytetarë nuk dal për liderët politikë. Dal për arrogancën që Edi Rama ushtron ndaj popullsisë shqiptare”. tha Kryemadhi.

Ndërkohë që protestës i është bashkuar dhe ish-kryetarja e Kuvendit Jozina Topalli, e cila ndodhet mes protestuesve përballë godinës së kryeministrisë.

Politike Kryemadhi Protesta Topalli