
Kryemadhi i paraprin refuzimit të vizës nga SHBA për të dhe për Metën, gjen dhe justifikimin: Mund të mos ma japin as mua!
Gruaja e Ilir Metës e parandjen refuzimin e vizës nga SHBA për të dhe për Presidentin, duke paraprirë situatën dhe deklaruar se mund të mos ia japin as asaj. Madje gjen dhe justifikimin, duke deklaruar se Konsullata në Tiranë s’ka lidhje me politikën e SHBA. Prandaj “minjtë” kanë nisur të lëvizin nga “tërmeti” i ardhur nga SHBA
Monika, gruaja e Ilir Metës e parandjen refuzimin e vizës nga SHBA për të dhe për Presidentin, duke paraprirë situatën dhe deklaruar se mund të mos ia japin as asaj. Madje gjen dhe justifikimin, duke deklaruar se Konsullata në Tiranë s’ka lidhje me politikën e SHBA.
Kështu, kreu i LSI, Monika Kryemadhi, lidhur me debatin në i është refuzuar apo jo viza amerikane Sali Berishës, ka deklaruar se në dijeninë e saj, nuk i është refuzuar. Gjatë intervistës së dhënë këtë mbrëmje në “Java” në RTSH, ajo tha se “me atë që ka kuptuar ajo, i është refuzuar Edi Ramës Viza dhe jo doktorit”.
“Nuk ka asnjë të keqe edhe mua mund të mos ma japin. E ca do të thotë kjo, edhe ti mund të shkosh dhe nuk ta jep. Nuk do të ta jap sot, por pas dy javësh mund të ta japë. Unë kam marrë disa herë vizë, dhe po u them se konsullata nuk ka lidhje fare me politikën amerikane.
Me atë ca kuptova unë dje, i është refuzuar Ramës dhe jo doktorit, se nuk merr vizë ai që nuk aplikon. Nesër mund të thonë mua mund të më thonë se nuk ma japin, se ashtu mendojmë në.
Nuk do përjetoj asgjë, për momentin mund të më vijë keq. Në këtë listë që nuk marrin vizë nuk ka vetëm politikë, por ka dhe biznesmen, pedagogë, njerëz të medias e shumë e shumë të tjerë. Për mua është e tepërt për të hyrë në këtë lojë”, u shpreh Kryemadhi.
Prandaj “mijtë” kanë nisur të lëvizin nga “tërmeti” i ardhur nga SHBA./Pamfleti