Politike 6 Korrik 2022, 15:29

Kryemadhi i përgjigjet Ibrahimajt: Ku është inceneratori i Tiranës dhe ku kanë shkuar 47 milionë eurot?

Shkruar nga Pamfleti
Kryemadhi i përgjigjet Ibrahimajt: Ku është inceneratori i

Afera e inceneratorëve është kthyer në kauzën bazë të opozitës. Ashtu siç flitje, denoncimi i LSI i bërë në fillim të kësaj jave do jetë në qendër të argumenteve për protestën e së enjtes.

Sot foli ministrja e Financave mbi denoncimet e bëra për inceneratorët, ku tha se kontratat me kompanitë nuk mund të ndërpriten, ndërkohë pranoi se ka pasur dhe evazion fiskal.

Ndaj saj ka ardhur një reagim nga vetë Kryemadhi, e cila ka nxjerr listën e kompanive nënkotraktore që kanë përfituar nga kjo aferë.

Ka një reagim pas kaq kohësh, por jam e bindur se në deklaratën e saj ka shumë luahtje. I kërkoj ministres të tregojë çfarë transparence është bërë në inceneratorin e Tiranës. Nuk është i realizuar. Dhe nëse jo, a mund të thotë ministria sa ka paguar deri tani? Këto 47 mln euro që janë paguar, për çfarë kanë shërbyer? Kjo është detyrë kryesore e Ministrisë së Financave për të shpjeguar se ç’bëhet me paratë e buxhetit. Unë e di mirë dhe s’ka nevojë të ma thotë ministrja se kompanitë që kam denoncuar janë false, që nuk kanë mallra në magazinë dhe as njerëz të punësuar. Kemi kontrolluar në bazë të dokumentacionit që kemi që këto kompani kanë shërbyer për të bërë gjithë evazionin fiskal të Klodian Zotos dhe kompanive të tjera. A i keni kontrolluar magazinat e këtyre kompanive? Pyes unë sot ministren e Financave”, tha Kryemadhi.

Politike ibrahimaj inceneratorë Kryemadhi