
Partia e Lirisë duket se po ecën në të njëjtat gjurmë me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Kjo e fundit ishte parti familjare dhe PL duket se është njësoj. Meta e Kryemadhi vegjetojnë të dy brenda saj, ndërkohë që duket se tani është rikthyer dashuria pas përplasjeve për djegien e mandateve.
Kryemadhi ishte e futur në një emision dhe e ngriti në qiell Ilir Metën, duke e cilësuar si politikanin më të mirë që ka Shqipëria. Sipas saj, vetëm ai mund ta bëjë vendin.
“Unë nuk jam askushi që ta gjykoj për opozitën që bën zoti Meta. Faktet treguan se qëndresa e tij e fortë apo kundërshtimi permanent që ai i bëri bojkotit të zgjedhjeve lokale apo djegies së mandateve, tregoi se ai kishte të drejtë, tregoi që është vizionar dhe që e njeh politikën.
Eksperienca e drejtimit të institucioneve të ndryshme e bëjnë që jo vetëm ai të njohë realitetet shqiptare dhe sjelljet politike të individëve të ndryshëm, si zoti Rama apo zoti Basha, por ajo që e karakterizon e të qenit shtetar e bëri që të gjente dhe pasojat që do vinin më pas. Çfarë tha ai doli, pavarësisht se ne mund të ishim euforik në djegien e mandateve.
Mendoj se është një nga njerëzit që bën opozitën më të fortë edhe kur është i vetëm”, tha Kryemadhi.