Politike30 Janar 2022, 11:34

Kryemadhi ‘i vë vulën’ përçarjes në opozitë, akuza Bashës: Në zgjedhjet e 25 prillit kishim në krah një ar

Shkruar nga Pamfleti
Kryemadhi ‘i vë vulën’ përçarjes në

Kryemadhi 'i vë vulën' përçarjes në opozitë, akuza Bashës: Në zgjedhjet e 25 prillit kishim në krah një armik!

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i ka vënë sot vulën përçarjes në kampin opozitar.

Gjatë një takimi me të rinjtë e LSI për prezantimin e iniciativës Ekipi i Gjeneratës për Ndryshim, Kryemadhi e ka konsideruar Lulzim Bashën si të pabesë, kur tha se kishin si aleat një armik. Sipas Kryemadhit, në zgjedhjet e 25 prillit LSI ndodhej përballë; sfidës me bandat, pabesisë dhe në partneritet me një armik në krah.

“Kur më erdhi njoftimi për këtë ide dhe hapa e ndërmarra e kam cilësuar si një nga aktivitet më të rëndësishme në këto dy dekada të të gjithë jetës së LSI. Ka ardhur si një iniciativë e të rinjve. Ne vijmë sot pas zgjedhjeve të 25 prillit ku kontributi juaj ka qenë i jashtëzakonshëm përballë sfidave me bandat, me pabesinë. Me një partneritet që e kishim armik në krah. Votat janë mbështetje për vetë vizionin tuaj dhe pala elektorale nuk u përkthye në mbështetje. Kemi dashur të realizojmë disa ndryshime për të siguruar sovranitetin përmes votës. Duke filluar me ndryshimet rrënjësore për shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë. Që prej ditës së parë e kemi pjesë të programit tonë”, tha Kryemadhi.

Për Kryemadhin, parlamenti i sotëm është kthyer në një teatër që certifikon marrëveshjet mes dy personave që mbajnë peng Shqipërinë, duke iu referuar këtu Bashës dhe Ramës.

“Ne do kërkonim pas 25 prillit për një konsultim të gjerë me të gjithë publikun. Do të mund të realizonim një ndarje të ndershme ku vota e çdo qytetari të ishte e barabartë. Do donim të realizonim përmes të rinjve pastrimin e jetës politike për ta dekriminalizuar atë. Edhe sot e kësaj dite vazhdojmë të jemi peng e jetës kriminale. Pas 25 prillit do të kërkonim balancim të pushtet ekzekutiv me atë legjislativ që Shqipëria të mos jetë më republikë kryeministrore por parlamentare.  Kemi një parlament teatër që certifikon marrëveshjet mes dy personave që mbajnë peng Shqipërinë”, u shpreh ajo.

Politike Basha Berisha Kryemadhi