Politike25 Maj 2019, 19:49

Kryemadhi jep mesazhin e parë nga protesta: Dhuna i shton jetën Ramës, protesta arriti qëllimin!

Shkruar nga Pamfleti
Kryemadhi jep mesazhin e parë nga protesta: Dhuna i shton jetën

Kryemadhi jep mesazhin e parë nga protesta: Dhuna i shton jetën Ramës, protesta arriti qëllimin!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka dhënë mesazhin e parë nga protesta e opozitës, e cila ka nisur prej orës 19:00 para Kryeministrisë. Kryemadhi iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të mos përfshihen në akte dhune, pasi sipas saj, dhuna i shton jetën Edi Ramës.

“Të gjithë qytetarët sot protestojnë, iu përgjigjën thirrjes sonë. Ne jemi sot atje ëpr të treguar se jemi qytetarë, se jemi të vednosur në rrugën tnë, se jemi më të fortë se kurrë. Sot më shumë se kurrë tregojmë se jemi vërtet evropianë.

Protesta e ka arritur qëllimin e saj, pasi qytetarët vetëm shtohen. Mjafton të shohësh letrat qaramane të Ramës, mos të vazhdojë t’i provojë më shqiptarët. I bëj thirrje t’i lërë qytetarët të protestojnë në mënyrë paqësore. Ju bëj thirrje qytetarëve të distancohen nga aktet e dhunës. Edi Rama ka ikur, ai e di mirë që zgjedhje nuk do të ketë. Ai e di mirë se dhuna i shton jetën atij”, ka thënë Kryemadhi.

Politike Monika Kryemadhi Protesta e opozitës