Aktualitet21 Qershor 2018, 19:16

Shkruar nga Pamfleti

Kryemadhi lojë me “dy porta”, përmes Luanit sulmon Bashën se po bllokon Parlamentin. Nxjerr Vasilin për të akuzuar Ramën e Ruçin

Lojë me dy porta e kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi në raport me PD dhe Lulzim Bashën në opozitë dhe PS e Edi Ramën në mazhorancë.

Kjo është vënë re në seancën e sotme parlamentare, kur teksa Basha kishte bllokuar foltoren dhe nuk lejonte asnjë deputet të merrte fjalën, numri dy i LSI Luan Rama ka akuzuar kryetarin e PD se ka bllokuar foltoren e Kuvendit dhe për pasojë dhe seancën parlamentare.

Një shpërthim i tillë i nënkryetarit Luan Rama ka ardhur pasi me sa duket LSI është revoltuar nga protagonizmi i përjavshëm i Lulzim Bashës, që duke bllokuar foltoren, njëherësh ka nxjerrë jashtë loje dhe Monika Kryemadhin dhe deputetët e tjerë të kësaj partie, që nuk kanë mundësi të flasin dhe të bëjnë opozitë.

Kështu, ditën e sotme LSI është revoltuar me Lulzim Bashën, pasi kreu demokrat për të disatën seancë parlamentare me radhë, ka zaptuar foltoren e Kuvendit dhe nuk pranon të largohet.

Për këtë arsye, shumë deputetë kanë tërhequr fjalimet e tyre, të parashikuara për seancën e kësaj të enjte, duke filluar nga kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, por dhe të LSI.

Luan Rama, nënkryetari i LSI, që kishte për të folur, është ngritur nga vendi i revoltuar, duke i kërkuar kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, që të lirojë foltoren e zënë nga Lulzim Basha.

“Zoti kryetar i Kuvendit krijoni normalitetin dhe lironi foltoren siç mund të flitet në normalitet. Jemi këtu që të demonstrojmë që parlamentarizmi është institucion.

Ndaj çdo sjellje që cënon parlamentarizmin dhe cënon atë pjesë të etikës, që të sigurojë bashkëveprimin reciprok, s’mund të vazhdojë më tej.

Jemi përballë vendimit të BE, dhe kjo shfaqje e shëmtuar se meriton që Shqipërisë t’i çelen negociatat. Këtë vërejte e kam për ju zoti Ruçi, që vijon për disa javë. Kam qëndrimin tim dhe të grupit që përfaqësoj.

Nuk mund të vazhdohet më kështu, ky nuk është një parlament normal. Unë s’mund të dal e të flas, kur foltorja mbahet e mbllokuar. Merrni masa që kjo të mos ndodhë”, iu drejtua Luan Rama kryeparlamentarit.

Një goditje e drejtëpërdrejtë ndaj Lulzim Bashës i cili që nga podiumi i Kuvendit po dëgjonte e shikonte numrin dy të partisë që pretendohet të jetë aleate me të, LSI, që të sulmojë pa mëshurë aksionin politik të PD për të bllokuar punimet e Kuvendit./Pamfleti

Kryesore