Politike10 Nëntor 2022, 21:40

Kryemadhi rrëzon Berishën: Protesta e 12 nëntorit nuk do sjellë revolucion

Shkruar nga Pamfleti
Kryemadhi rrëzon Berishën: Protesta e 12 nëntorit nuk do

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka folura sa i takon asaj që pritet të ndodhë në protestën e 12 nëntorit të thirrur nga opozita.

Ndryshe nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili zotohet nëpër media se protesta do të shkundë qeverinë, Kryemadhi është shprehur se protesta e 12 nëntorit, nuk do të bëjë revolucionin industrial që do të përmbysë sistemet, por do të jetë një sensibilizim shumë i madh e i rëndësishëm për opinionin publik.

Unë them se data e 12 nëntorit nuk do të bëjë revolucionin industrial që do të përmbysë sistemet, por mendoj se është një sensibilizim shumë i madh, i rëndësishëm jo vetëm për opinionin publik, por dhe për të unifikuar mendimet e përbashkëta që në një farë mënyre ka gjithë opozita,” u shpreh Kryemadhi për emisionin “Now” në “EuroNews”.

Deputetja u shpreh se ka vënë re një integrim edhe të “pjesës gri” në protestë, ata qytetarë që presin nga opozita të mos i tradhtojë, ashtu si u bë me djegien e mandateve.

Na pëlqen apo s’na pëlqen një nga gabimet tona ka qenë djegia e mandateve ku ne ja dhamë të gjitha armët Edi Ramës dhe mos çuarja deri në fund e aksionit opozitar,” deklaroi Kryemadhi.

Politike Kryemadhi Protesta