Politike22 Maj 2022, 22:00

Kryemadhi “tradhton” Berishën: Nuk e shikoj Sorosin si armik

Shkruar nga Pamfleti
Kryemadhi “tradhton” Berishën: Nuk e shikoj Sorosin si armik

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi duket se i ka dalë kundër Sali Berishës mbi mendimet që kanë për George Soros. Duke folur në “Neës 24” ajo ka folur mbi trajnimet në Qendrën Marshall në Gjermani.

Kryemadhi u pyet nëse pagesat kanë të bëjnë me Sorosin, Monika tha se Sorosi nuk bën asnjëherë pagesa për institucionet shtetërore. “Shumë pak kanë qenë politikanë. Vajtja aty ka qenë nga Departamenti i Mbrojtjes i cili nuk merr kurrë para nga sponsor të tjerë. Shtetet e Bashkuara kanë bërë investim të jashtëzakonshëm në ushtrinë shqiptare”.

“Unë nuk e shikoj Sorosin si armik”, shtoi Monika më tej, teksa kujtoi edhe nismën e Ilir Metës kur ishte kryeministër, i cili në bashkëpunim me fondacionin “Soros” bënë të mundur që të gjithë ata që kishin studiuar jashtë vendit do të paguheshin dyfish nëse ktheheshin në Shqipëri. “Në atë kohë u kthyen 1200 shqiptarë që u punësuan në administratën shtetërore”, tha ajo.

Kryetarja e LSI-së tha se Sorosi ka bashkëpunuar me shumë politikanë, duke përmendur Sali Berishën, Fatos Nanon, Ilir Metën, Bashkim Finon dhe Aleksandër Meksin. “Sorosi ka bashkëpunuar me të gjithë. Sorosi nuk është Edi Rama dhe SHBA-ja nuk është Soros”, përfundoi ajo.

Politike Berisha Kryemadhi Soros