Bota14 Nëntor 2022, 12:33

Kryeministri anglez: Do të rrisim taksat për të parandaluar një tjetër kolaps ekonomik

Shkruar nga Pamfleti
Kryeministri anglez: Do të rrisim taksat për të parandaluar

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak ka deklaruar se do të rriten taksat në Angli për të parandaluar një tjetër kolaps ekonomik.

“Kushtet ekonomike në Mbretërinë e Bashkuar janë stabilizuar sepse njerëzit presin që qeveria të vendosë financat tona publike në një rrugë të qëndrueshme. Është detyrë e qeverisë ta arrijë këtë  dhe këtë do të bëjë kancelarja”, tha Sunak.

Sunak tregoi gjithashtu se vendi mund të përballet me probleme ekonomike për vite me radhë, por se qeveria dëshironte të ulte taksat.

“Një pjesë e punës sonë nuk është vetëm të rivendosim stabilitetin në sistem, të cilën do ta bëjmë, por edhe të hedhim themelet që ekonomia të rimëkëmbet dhe të rritet. Në fund të fundit, kjo është ajo që ne të gjithë duam të shohim. Pra, me kalimin e kohës do të jemi në gjendje të ulim taksat e qytetarëve dhe të mbështesim shërbimet publike”, shtoi më tej ai.

 

 

Bota kolaps Kryeministri anglez Taksa