Bota20 Prill 2022, 12:54

Kryeministri belg: Agresioni rus në Ukrainë, i njëjtë me “periudhat më të errëta” të Evropës

Shkruar nga Pamfleti
Kryeministri belg: Agresioni rus në Ukrainë, i njëjtë me

Kryeministri belg: Agresioni rus në Ukrainë, i njëjtë me “periudhat më të errëta” të Evropës

Kryeministri belg Alexandër De Croo ka deklaruar se agresioni rus në Ukrainë është i njejtë me periudhat më të errëta të historisë europiane, sipas CNN.

De Croo tha se si Belgjika ashtu edhe Holanda do të përpiqen për të siguruar që gjithçka të dokumentohet, me shpresën se mund të hapen hetime penale për historitë e tmerrshme  për përdhunimet e grave dhe të vajzave.

Rusia ka mohuar akuzat për krime lufte dhe pretendon se forcat e saj nuk synojnë civilët, por gazetarët e CNN kanë konstatuar prova të mizorive në vende të shumta në të gjithë vendin.

Iryna Venediktova, prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, tha javën e kaluar se po hetonte 5,800 raste të krimeve të dyshuara të luftës.

De Croo tha se qeveria belge po mbështeste Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe Komisionin Hetimor të krijuar nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut për të hetuar krimet e luftës në Ukrainë.

Bota #agresion Alexander De Croo evropë periudhe e erret Rusi Ukrainë.