Bota25 Tetor 2018, 12:08

Kryeministri japonez, Abe vizitë në Kinë për përmirësimin e marrëdhënieve

Shkruar nga Pamfleti
Kryeministri japonez, Abe vizitë në Kinë për

Kryeministri japonez, Abe vizitë në Kinë për përmirësimin e marrëdhënieve

Kryeministri japonez, Shinzo Abe mbërriti sot në Pekin, në vizitën e parë në Kinë të një kryeministri japonez që prej shtatë vitesh.

Ndërkohë dy fuqitë aziatike po përpiqen të afrohen përballë pasigurive të politikës amerikane.

”Dy shtetet tona po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe”, ka deklaruar Abe përpara nisjes nga Tokio.

Kryeministri Abe ka shprehur dëshirën për t’i vendosur marrëdhëniet me Pekinin në nivelin më të mirë, gjatë vizitës së tij treditore në Kinë.

Kreu i qeverisë japoneze do të pritet nga homologu Li Keqiang, ndërsa të premtën do të takohet me presidentin Xi Jinping.

Bota Kryeministri japonez Shinzo Abe Vizitë në Kinë