Propaganda qeveritare duket se ua ka gjetur telat shumicës së shqiptarëve, të cilët e shohin Edi Ramën si “Zotin” e rënë në tokë, në vend të një shërbëtori që paguhet me taksat e popullit.
Kjo u pa qartë gjatë një koncerti të organizuar nga bashkia Durrës, ku një qytetare nuk i ka kursyer lavdet për kreun e ekzekutivit. Për mediet, zonja që shihni më sipër deklaroi se Rama është më i miri në botë së bashku me qeverinë. Sipas pensionistes, populli ekziston sepse është ai që i “jep drejtim”. Situata në vend, e parë me syrin e të moshuarës është e mirë, pasi rinia është shumë e lumtur dhe e gëzuar dhe ka punë sa të duash.
“Puna s’ka tangërllik”- thotë zonja, duke shtuar se “kushdo që do të fitojë bukën e gojës, duhet të shkojë të punojë”.
“Kryeministri që kemi ne është më i miri në botë. E gjithë qeveria. Tani të dal edhe te politika. Se i jep drejtim ai, që jemi ne. Për rininë duhet të bëhet më shumë po ka sa të duash për rininë. Rinia është shumë e lumtur, e gzume. Punë ka sa të duash zemër. Puna s’ka tangërllik. Do me hongër bukë, shko puno!”-shprehet e moshuara.
Epo, “punë ka por s’ka profesionistë”. Apo s’ishte kështu ajo parrulla Rilindase, që Babloku e përdorte i shkujdesur për të justifikuar shifrat e larta të papunësisë në vend, në 2016-ën?!
Thënë kjo, historia më sipër nuk duhet të na habis. “Populli bukë, ujë dhe spektakël do!” – është një shprehje, të cilën kreu i qeverisë e ka parasysh mirë dhe e ndjek me përpikmëri ndërsa nuk lodhet së dhënuri show nëpër medie nga mëngjesi deri në darkë. Megjithëse e dhimbshme, kjo shprehje do të qëndrojë fatkeqësisht e vërtetë përsakohë shqiptarët do të jenë të gatshëm t’i dorëzohen si të verbër propagandës dhe militantizmit, duke ulur kërkesën e llogarisë përballë qeverisë e politikanëve qofshin ata të majtë apo të djathtë. Mentaliteti është gjithçka për një shoqëri në të cilën “kush të rreh, të do”…./ Pamfleti