Aktualitet11 Qershor 2018, 19:55

Kryeministria përgënjeshtron median ndërkombëtare: ” Nuk do të ndërtohen kampe refugjatësh në Shqipëri”

Shkruar nga Pamfleti
Kryeministria përgënjeshtron median ndërkombëtare: ”

Kryeministria përgënjeshtron median ndërkombëtare

Në një shkrim të publikuar nga “Le Monde”, pak ditë më parë thuhej se Austria dhe Danimarka, gjithashtu edhe vende të tjera të BE po formësojnë idenë e tyre për ngritjen e kampeve për ata që kërkojnë azil në vendet e BE-së dhe atyre që u refuzohet kjo kërkesë, duke përfshirë në këtë shkrim si vende potenciale edhe Shqipërinë dhe Kosovën.

Pas publikimit të këtij lajmi ka ardhur edhe reagimi nga kryeministria reagim nga kryeministria shqiptare ku thuhej se nuk ekziston asnjë ide apo kërkesë zyrtare për diçka të tillë.
Në një intervistë për Klan, zv/ministra e Brendshme, Rovena Voda konfirmon se deri tani, qeverisë shqiptare nuk i është përcjellë një kërkesë e tillë nga partnerët, gjithsesi sipas saj vendi ynë i ka të gjithë kapacitetet për të pritur dhe trajtuar emigrantët e paligjshëm .
“Deri në këto momente nuk kemi asnjë njoftim zyrtar nga vendet të BE-së për ngritjen e një qendre të tillë në Republikën e Shqipërisë. Pavarësisht numrit në rritje që ka pasur të emigrantëve të paligjshëm që kanë ardhur nga vendet e treta, kapacitetet tona deri tani e kanë përballuar këtë situatë”, është shprehur ajo.

“Shqiperia ka propozuar kthimin e kesaj qendre ne nje qender rajonale, per te kryer analiza, vleresime, studime, shkembim informacioni si edhe programe te perbashketa kunder ekstremizmit te dhunshem. Por kjo qender as nuk eshte, as nuk mund te jete dhe as nuk i ka shkuar kurrekujt ne mendje qe te kthehet ne nje repart grumbullimi te ish-militanteve te ISIS-it. Jo vetem sepse askush dhe asnjehere nuk e ka kerkuar nje gje te tille, po edhe sepse kjo fantazi nuk ka asgjekundi lidhje me misionin e Qendres se Koordinimit kunder Ekstremizmit te Dhunshem dhe me projektin tone per rajonalizimin e saj.”, thuhej në reagimin e kryeministrisë disa ditë më parë

Aktualitet