Kosova 5 Shkurt 2023, 11:52

Kryeministrja serbe: Kurti po dobëson pozitën e tij sa herë i thotë “Jo” formimit të Asociacionit

Shkruar nga Pamfleti
Kryeministrja serbe: Kurti po dobëson pozitën e tij sa herë i

Kryeministrja e Serbisë, Ana Branbiç thotë se këmbëngulja e shtetit të saj për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe forcon pozitën e vendit të saj dhe dobëson pozitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Teksa ka komentuar deklaratën e kryeministrit Kurti në TRT World, se Asociacioni do të formohet, por vetëm pas arritjes së marrëveshjes finale me Serbinë për njohje reciproke, Brnabiç kujton se formimi i Asociacionit është pjesë e Marrëveshjes së Brukselit nga viti 2013.

“Aleksandër Vuçiç fitoi Asociacionin me të gjitha kompetencat me Marrëveshjen e Brukselit dhe tani mund të shihni se sa e zgjuar është kjo politikë në planin afatgjatë”, tha Brnabiç në TV Prva.

Ajo theksoi se si ata që e “dashurojnë” Vuçiç-in dhe ata që “nuk e pëlqejnë atë” duan që ai të vazhdojë sa më gjatë të udhëheqë Serbinë, duke shtuar se shpreson që kështu të jetë.

“Ai tha se e di se çfarë është detyra e tij dhe gjithmonë do të heqë dorë nga pozita e tij para Kosovës, gjë që nuk është rasti me asnjë politikan opozitar të cilin e kemi dëgjuar dy ditët e kaluara në Kuvend. E vetmja gjë e rëndësishme për ta është që të jenë në pushtet”.

Por, sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, vullneti i popullit të Kosovës, kushtetutshmëria dhe ligjshmëria janë ato që e shtyjnë personalisht atë që të kërkojë fillimisht njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia e më pastaj formimin e çfarëdolloj Asociacioni të Komunave me Shumicë Serbe.

“Të kërkosh Asociacionin pa e njohur Kosovën është si të kërkosh një kafe pa filxhan”, ka thënë Kurti të shtunën.

Kryeministri kosovar, po ashtu ditë më parë nga foltorja e Kuvendit ka listuar gjashtë parakushte që duhet plotësohen para se të themelohet kjo strukturë e re qeverisëse brenda Kosovës.

Prishtine Asociacioni Kosova Kurti Serbia