Sport15 Dhjetor 2022, 17:15

“Kryengritësit” e Superligës ngritën padi, UEFA-s fiton zyrtarisht betejën

Shkruar nga Pamfleti
“Kryengritësit” e Superligës ngritën padi, UEFA-s

“Kryengritësit” e Superligës ngritën padi, UEFA-s fiton zyrtarisht betejën

Klubet si Reali i Madridit, Barcelona dhe Juventusi, që ngritën padi ndaj UEFA-s për moslejimin e një kompeticioni të ri si Superliga kanë humbur gjyqin. Avokati i Përgjithshëm i Gjykatës Europiane të Drejtësisë ka vendosur në favor të UEFA-s, duke cilësuar se është në përputhje me ligjin dhe nuk ka shkelur të drejtat.

Gjykata konsideron se ligjet e miratuara nga FIFA dhe UEFA janë në përputhje me ligjin europian, duke përcaktuar se krijimi i një gare të re duhet t’i nënshtrohet miratimit të dy organeve, të cilat refuzojnë ta bëjnë këtë.

Nëse klubet refuzojnë të njohin vlefshmërinë e legjislacionit të tyre, mund të gjobiten.

“UEFA mirëpret ngrohtësisht opinionin e sotëm të qartë, që rekomandon një vendim të GJED-së në mbështetje të misionit tonë qendror për të qeverisur futbollin europian, për të mbrojtur piramidën dhe për të rritur lojën në të gjithë Evropën”,- shprehet UEFA përmes një njoftimi për mediat

Sport themeluesit e Superligës së Europës UEFA