Aktualitet27 Nëntor 2022, 10:42

Kryeparlamentari i Kosovës "thumbon" Ramën: Serbia po na lufton nga brenda dhe jashtë

Shkruar nga Pamfleti
Kryeparlamentari i Kosovës "thumbon" Ramën: Serbia po na

Kryetari i Parlamentit të Kosovës Glauk Konjufca

Kryetari i Parlamentit të Kosovës Glauk Konjufca, ka mbajtur fjalën e tij në seancën e përbashkët që po mbahet mes Kuvendeve të Kosovës e Shqipërisë me rastin e 110 vjetorit të pavarësisë.

Konjufca theksoi se dy vendet duhet të jenë shumë të afërt, pasi Serbia po e lufton Kosovën nga brenda dhe jashtë.

“Jemi me ju dhe ju kemi në zemër.
28 nëntori mban në zemër ëndrrat tona kolektive dhe dashurinë e madhe për kombin. Kjo ditë ka simbolikën e vet për të mbajtur gjallë emocionet, krenarinë, gatishmërinë tonë.
28 nëntori është i Shqipërisë aq sa është i Kosovës.

Kur ishim të shtypur e jetonim nën terrorin jugosllav, popullin tonë e mbajti gjallë dashuria për tokën, kombin re gjuhën shqipe.

Rruga ishte e gjatë dhe aspak e lehtë.
Dy ngjarje kanë qenë të rëndësishme, ardhja e demokracisë në Shqipëri dhe çlirimi i Kosovës pak vite më vonë.
Ne shqiptarëve historia na ka mësuar se aq sa duhet të festojmë duhet të reflektojmë. Bota sot është më pak e sigurt se dje si fakt i luftës në Ukrainë. I vetmi shtet i lidhur me Rusinë është Serbia, na lufton nga brenda e jashtë. Sa më afër njëra tjetrës Shqipëria e Kosova aq më lehtë mund të mbrojmë interesat e kombit tonë.
Rrnoftë dita e flamurit. Rrnoftë kombi shqiptar”, përfundoi Konjufca.

Me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë në Tiranë, po mbahet mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Delegacioni i Kosovës me në krye kryeministrin Albin Kurti është pritur me këngë e valle tradicionale shqiptare nga kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Kjo është mbledhja e parë e dy parlamenteve të dy vendeve. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla në fjalën e mbajtur në nisje të mbledhje së përbashkët mes kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës dha mesazhin për të zhdukur kufijtë mes dy vendeve.

“Sa më e bashkuar bashkësia shqiptare në rajon aq më i qëndrueshëm do jetë rajoni. Shqipëria dhe Kosova si entitet në Ballkan duhet t’i shndërrojmë kufijtë mes dy vendeve në informalë. Për këtë një rol kanë kuvendet tona”, tha Nikolla.

Kryesore Glauk Konjufca Kosova Kuvend Shqipëria