alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Kryeparlamentari i Malit të Zi: Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë është puç!

19/01/2022, 20:50
ne Rajoni
A A
Kryeparlamentari i Malit të Zi: Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë është puç!

Kryeparlamentari i Malit të Zi: Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë është puç!

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, njëherësh lideri i Demokratëve, Aleksa Beçiç e cilësoi si “tentim klasik për puç kushtetues” dhe ndaj vullnetit të qytetarëve e demokracisë, iniciativën për ngritjen e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së kryeministrit, Zdravko Krivokapiç.


-Lexo edhe:

“Ukraina nuk ka ngjashmëri me Kosovën”, ambasadori amerikan: Prishtina dhe Beogradi t’i zgjidhin problemet përmes dialogut

Ambasadori i SHBA-ve në Beograd: Serbia të vendosë mes Rusisë apo integrimit në BE

Më 19 janar, Lëvizja Qytetare Ura, e udhëhequr nga zëvendëskryeministri, Dritan Abazoviç, dorëzoi në procedurë parlamentare mocionin për mosbesimin e Qeverisë.

Kjo nismë është nënshkruar nga anëtarët e koalicionit “E zeza mbi të bardhë”, Lëvizja Ura dhe Lidhja e Qytetarëve CIVIS, që janë pjesë e koalicionit aktual qeverisës si dhe partitë opozitare Partia Socialdemokrate, Socialdemokratët, Partia Boshnjake, Lista Shqiptare, Koalicioni Shqiptar dhe një pjesë e Partisë Demokratike të Socialistëve të presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç.

Por, Beçiç, partia e të cilit është pjesë e koalicionit aktual qeverisës tha se pjesëtarët e shumicës aktuale kishin deklaruar më herët se nuk do të bashkëpunonin më me partinë e Gjukanoviqit dhe tani kësaj partie po i ofrojnë mundësinë që të formojë shumicën parlamentare.

“Ky quhet mashtrim politik”, tha Beçiq, duke shtuar se është duke u bërë “tradhti me përmasa epike”.

Thirrje për dorëheqjen e Abazoviçit

Abazoviç më herët ka shpalosur idenë për formimin e një qeverie të pakicës, që ka thënë se është një model për tejkalimin e krizës politike në Malin e Zi.

Por, ministrat e Financave dhe Zhvillimit Ekonomik, Milojko Spajiç dhe Jakov Millatoviç kërkuan që Abazoviç të japë dorëheqje nga posti i zv. kryeministrit.

“Abazoviç ose duhet të japë dorëheqje apo duhet ta tërheqë nismën (për mocion). Këshillë miqësore: Mos lejoni që dinozaurët, ju si i ri dhe premtues, t’iu konsumojnë dhe t’iu pensionojnë nga politika, dhe populli të ju kujtoj si tradhtar. Tërhiqeni mocionin, kthehuni aty ku e keni vendin. Nga Uashingtoni me dashuri”, ka shkruar Spajiç.

Po ashtu, për këtë çështje ka reaguar edhe ministri Millatoviç. “Duke pasur parasysh që zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq paraqiti nismën për rrëzimin e Qeverisë së bashku me ata që janë përgjegjës për ngecjen morale dhe ekonomike të Malit të Zi, gjë për të cilën ai ka folur pafundësisht, ne besojmë se është etike që të japë dorëheqje nga Qeveria të cilin ai po e rrëzon”, tha Millatoviç, duke shtuar në fund të postimit të tij se ky postim ishte nga “ministrat në Qeverinë e Malit të Zi”.

Por, ministri i Punëve të Brendshme, Sergej Sekulloviç tha se Millatoviç ka keqpërdorur pozitën e tij si ministër, duke folur në emër të të gjithë ministrave pa u konsultuar paraprakisht.

“Nuk jemi konsultuar dhe nuk kam dhënë miratimin tim, as nuk ndaj mendimin që ka shprehur Milatoviç”, tha Sekuloviç. Ai shtoi se ishte “i shqetësuar për papërgjegjshmërinë e personave në poste të larta, që de fakto bëjnë thirrje për rezistencë, rrisin konfuzionin dhe dëshirojnë të shkaktohen trazira të përmasave të mëdha”.

Sekulloviç bëri thirrje për qetësim të situatës dhe tha se duhet të pranohet që në një shoqëri demokratike, vendimet merren në përputhje me procedurat e parapara në Kushtetutë.

Edhe ministri i Jashtëm, Gjorgje Radulloviç, u distancua nga qëndrimi i Millatoviçit dhe mbështeti Abazoviçin. Ai tha se Abazoviçi gjatë vitit të kaluar ka kontribuar më së shumti në punën e Qeverisë dhe “falë guximit të tij politik” ka ndodhur ndryshimi i parë paqësor i një qeverie në Mal të Zi.

Lëvizja Ura tha se nisma për mocionin e mosbesimit do të tregojë nëse Qeveria e Krivokapiçit ka mbështetjen e shumicës së deputetëve apo nëse propozimi i tyre për qeveri të pakicës do të përkrahet nga ligjvënësit. Për të iniciuar shkarkimin e Qeverisë në Kuvend nevojiten 27 vota, ndërsa për largimin e saj duhet një shumicë prej 41 deputetësh.

Me mbështetjen e partisë së Gjukanoviçit, e cila ka 30 deputetë në Parlamentin malazez, Lëvizja Ura siguron numrin e mjaftueshëm të votave për një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së kryeministrit, Zdravko Krivokapiç. Qeveria e Zdravko Krivokapiçit u zgjodh më 4 dhjetor 2020 me votat e partisë pro-serbe, Frontit Demokratik, Demokratëve dhe Lëvizjes Qytetare Ura si qeveria e ekspertëve, kurse i vetëm politikan në të është kreu i Lëvizjes Ura, Dritan Abazoviç, që mban postin e zëvendëskryeministrit. /Rel

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Prishtine

“Ukraina nuk ka ngjashmëri me Kosovën”, ambasadori amerikan: Prishtina dhe Beogradi t’i zgjidhin problemet përmes dialogut

22/05/2022, 16:09
Rajoni

Ambasadori i SHBA-ve në Beograd: Serbia të vendosë mes Rusisë apo integrimit në BE

22/05/2022, 11:31
Analiza/ Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO, ndikon edhe në Ballkan
Bota

Analiza/ Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO, ndikon edhe në Ballkan

21/05/2022, 10:36
Abazoviç paralajmëron BE-në: Ballkani Perëndimor mund të bëhet Ukraina e re, nëse nuk i hapen dyert!
Rajoni

Abazoviç paralajmëron BE-në: Ballkani Perëndimor mund të bëhet Ukraina e re, nëse nuk i hapen dyert!

20/05/2022, 22:16
Bota

Një rrëfim, Dritan Abazoviçi në sytë e familjes dhe miqve në Ulqin

20/05/2022, 11:50
Gjukanoviç refuzoi Ballkanin e Hapur, Abazoviç: Do të bëjmë çmos për të ngritur marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Serbisë
Rajoni

Gjukanoviç refuzoi Ballkanin e Hapur, Abazoviç: Do të bëjmë çmos për të ngritur marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Serbisë

19/05/2022, 16:24
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Lojtarët pastrojnë borën për të gjetur pikën e bardhë të 11-metërshit, momente qesharake nga ndeshja e kampionatit turk (Video)

Lojtarët pastrojnë borën për të gjetur pikën e bardhë të 11-metërshit, momente qesharake nga ndeshja e kampionatit turk (Video)

Kryeministri i Malit të Zi 'hakmerret' ndaj Dritan Abazoviç, i kërkon Kuvendit shkarkimin e tij (Letra)

Kryeministri i Malit të Zi 'hakmerret' ndaj Dritan Abazoviç, i kërkon Kuvendit shkarkimin e tij (Letra)

Lajmi i Dites

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Prishet vëllazëria/ Erdogan bën “kallkan” dhe 10 marrëveshjet që i ofroi Edi Ramës, ja sebepi

22/05/2022, 9:17

Lajmet e fundit

Berisha shpall “fitoren historike”: Është mrekulli e shekullit XXI, do plotësoj çdo ëndërr të demokratëve

23/05/2022, 0:15

Demokratët në “qiellin e shtatë” me fitoren e Berishës, e presin me fishekzjarre

23/05/2022, 0:16

Albana Vokshi i jep “kurorën” Berishës: Fitoi në një garë transparente, ishin zgjedhje model

22/05/2022, 22:39

Mbyllet numërimi, foltorja shpall Berishën “kryetar” të PD-së: Fitoi me 93.4 për qind të votave

23/05/2022, 0:18
Uzuni dhe Granada rrëzohen nga La Liga, Majorka e Muriqit edhe një sezon në elitën e futbollit spanjoll

Uzuni dhe Granada rrëzohen nga La Liga, Majorka e Muriqit edhe një sezon në elitën e futbollit spanjoll

22/05/2022, 22:19

Kryemadhi “tradhton” Berishën: Nuk e shikoj Sorosin si armik

22/05/2022, 22:00
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Studiuesi Auron Tare ka hedhur poshtë pretendimet kreut të bordit ekzekutiv të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Michael Granoff mbi koncesionin e Parkut të Butrintit nga ana e FSHAZH-së.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #butrinti  #fondishqiptaroamerikanzhvillimit #unesco #zeriiamerikes
  • Dështimi i Berishës për ta kthyer votimin në një ditë entuziaste, është shenjë e pesimizmit që rrethon figurën e tij. Votimet e sotme ngjanin si votimet e fundit të vitit 1989, kur votohej për Frontin Demokratik, ku njerëzit dukej sikur bënin detyrën dhe iknin kokulur.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #saliberisha #pd #nongrada #spak #referendum #shba
  • Teksa vazhdimisht jemi mësuar ta shohim Ngjelën që reagon për situatën politike në vend, ai sot ka reaguar mbi shkrimin e një shkrimtareje të re.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #spartakngjela #avokat #driteroagolli #poete #shkrimtar

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In