Aktualitet10 Maj 2018, 11:09

Kryeprokurorja e Krimeve të Rënda, gruaja që “ha koka burrash”

Shkruar nga Pamfleti
Kryeprokurorja e Krimeve të Rënda, gruaja që “ha koka

Kryeprokurorja e Krimeve të rënda, gruaja që “ha koka burrash”

Prokuroria e Krimeve të Rënda që prej ditës së djeshme është vënë nën “këmbët” e prokurores Donika Prela.

Rikujtojmë se para se të zinte vendin e Hajdarmatajt, prokurorja Prela i zuri karrigen kreut të Prokurorisë së Durrësit Agron Gjana.

Dhe pesë muaj pasi drejtoi Prokurorinë e Durrësit, Prela ka zbarkuar në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Donika Prela e cila ndryshe mund të quhet gruaja që “ha koka burrash” të servirura nga Arta Marku, pritet që të mos ndalet këtu.

Prela vjen në këtë detyrë, pas urdhërit të Kryeprokurores Arta Marku, për shkarkimin e Besim Hajdarmatajt.

Pasi ka “ngrënë kokat” e prokurorëve Agron Gjana dhe Besim Hajdarmataj, tashmë pritet të “hajë” edhe kokën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Një muaj më parë ajo ka kërkuar arrestimin e këtij të fundit, i cili është refuzuar nga Hajdarmataj. Tashmë pasi ka “ngrënë dy koka burrash”, pritet të hajë kokën e tretë. Nuk  dihet se me sa qejf i ka Donika Prela “kokat” e burrave.

Sido që të shkojnë hetimet për dosjet e “nxehta” që ka patur në duar Hajdarmataj, për një gjë Arta Marku duhet të jetë e sigurtë.

Donika Prela “ha vetëm koka burrash”.

CNA

Aktualitet