Sport 5 Mars 2022, 19:26

Kryeqyteti mban “frymën”, luhet derbi i tretë sezonal, Mehmeti surprizon me 11-shen titullare, ja si rreshtohen Tirana dhe

Shkruar nga Pamfleti
Kryeqyteti mban “frymën”, luhet derbi i tretë sezonal,

Kryeqyteti mban “frymën”, luhet derbi i tretë sezonal, Mehmeti surprizon me 11-shen titullare, ja si rreshtohen Tirana dhe Partizani

Tirana e Partizani janë gati për derbin e kryeqytetit, që nis në orën 19:45. Trajneri Orges Shehi nuk ka bërë asnjë ndryshim në formacion, sikurse edhe pritej.

Te Partizani është rikuperuar mbrojtësi Hadroj, i cili pati një dëmtim në kavilje. Ai do të luajë në të majtë të mbrojtjes.

Në stol ka përfunduar Tedi Cara dhe Esat Mala do të të luajë si sulmues i djathtë, kurse Matondo do të debutojë si titullar në derbi, në qendër të mesfushës.

Tirana dëshiron të vazhdojë marshimin e saj drejt titullit kampion dhe një fitore në derbi do t’i jepte më shumë shpresë për të arritur këtë objektiv.

Nga ana tjetër, Partizani ende shpreson për Europën nëpërmjet kampionatit. “Demat” vijnë nga një fitore e thellë 5-0 përballë Kukësit dhe morali për këtë sfidë është padyshim i lartë.

Formacionet zyrtare:

Tirana Bekaj, Tosevski, Najdovksi, Hoxhallari, Përgjoni, Limaj, Toli, Totre, Seferi, Xhixha, Devid.

Trajner: Orges Shehi

Partizani: Hoxha, A. Marku, Belica, Bitri, Hadroj, Rrapaj, Matondo, Kallaku, Mala, Stenio Junior, Skuka.

Trajner: Dritan Mehmeti

Sport derbi i kryeqytetit Partizani Tirana