Kryespiuni i Rusisë, Sergei Narishkin, parashikon se aleanca ushtarake e NATO-s do të dështojë në tentativën për t’i shkaktuar një “disfatë strategjike” ndaj Moskës.
“Kjo nuk do të ndodhë”, tha kreu i inteligjencës së jashtme, aleat i ngushtë i Putinit.
Ai pretendon se armët dhe pajisjet ushtarake miliarda dollarëshe të perëndimit për Ukrainën nuk do të bëjnë punë.
Duke folur për median ruse, RIA Novosti, kryespiuni akuzoi NATO-n se po zgjeron konfliktin me dërgimin e armatimeve të avancuara në ndihmë të ushtrisë së Kievit.
“Logjika e këtyre furnizimeve, është që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tyre janë të përkushtuar që ta zgjasin këtë luftë kundër Rusisë deri në ukrainasin e fundit”, tha Narishkin.