Bota 1 Shkurt 2023, 13:40

Kryespiuni rus: NATO do të dështojë në përballjen strategjike me ne

Shkruar nga Pamfleti
Kryespiuni rus: NATO do të dështojë në përballjen

Kryespiuni i Rusisë, Sergei Narishkin, parashikon se aleanca ushtarake e NATO-s do të dështojë në tentativën për t’i shkaktuar një “disfatë strategjike” ndaj Moskës.

“Kjo nuk do të ndodhë”, tha kreu i inteligjencës së jashtme, aleat i ngushtë i Putinit.

Ai pretendon se armët dhe pajisjet ushtarake miliarda dollarëshe të perëndimit për Ukrainën nuk do të bëjnë punë.

Duke folur për median ruse, RIA Novosti, kryespiuni akuzoi NATO-n se po zgjeron konfliktin me dërgimin e armatimeve të avancuara në ndihmë të ushtrisë së Kievit.

“Logjika e këtyre furnizimeve, është që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tyre janë të përkushtuar që ta zgjasin këtë luftë kundër Rusisë deri në ukrainasin e fundit”, tha Narishkin.

 

 

 

Bota NATO SHBA spiun Ukrainë.