Aktualitet28 Qershor 2022, 11:39

· Aktualitet

Shkruar nga Pamfleti
· Aktualitet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, sot është takuar me emisarin e Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ata kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi dhe rolin e opozitës në këtë proces.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se e ka njoftuar Lajçakun për qëndrimet e pandryshuara të PDK-së në raport me dialogun.

“Zotëri Lajčak më informoi rreth zhvillimeve të fundit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe hapave të mëtutjeshëm që pritet të ndërmirren. Atë e njoftova me qëndrimet e pandryshuara të PDK-së për procesin e dialogut, i cili duhet të përmbyllet me marrëveshje finale dhe njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Aktualitet

Aktualitet